Flash

Balluku 5 orë në Kryeministri, Shehaj: Po thur plane për t’i shpëtuar drejtësisë!

Lapsi.al 20 November 2025
Balluku 5 orë në Kryeministri, Shehaj: Po thur plane për

Partia “Mundësia” ka organizuar sot një protestë para ambienteve të Kryeministrisë, pikërisht në momentin kur Belinda Balluku ndodhet brenda godinës prej më shumë se 4 orësh, e dyshuar për një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama.

Në protestë morën pjesë deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri, së bashku me dhjetëra qytetarë që mbanin pankarta me mbishkrim ku kërkonin largimin e Ballukut.

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, deklaroi para protestuesve: “Shqipëria është në një moment historik. Të korruptuarit janë mbyllur në zyrë dhe po bëjnë plane si t’i shpëtojnë drejtësisë. Pas Veliajt dhe Ahmetajt, tani e kanë radhën Ballukun. Ajo është zv/kryeministrja në detyrë dhe nuk e lëshojnë dot, sepse pas saj shkojnë direkt te Edi Rama.

Janë rrethuar nga drejtësia! Mendonin se do ta përdornin drejtësinë si mjet, por ja që edhe në Shqipërinë e vuajtur erdhi dita e saj. Falë SPAK-ut dhe reformës në drejtësi, këta do të shkojnë në burg. Ka ardhur koha që shqiptarët të shohin drejt së ardhmes dhe të ndërtojmë një Shqipëri të re – ku të gjithë jetojnë ndershmërisht dhe askush të mos ketë në kurriz kryeministra e deputetë të korruptuar.”

Të këshilluara

Turkish Airlines shet aksionet e Air Albania-s

Kompania turke “Turkish Airlines” ka njoftuar se do të shesë të gjitha aksionet e saj prej 49% në kompaninë “Air Albania”, duke i dhënë fund partneritetit që ng...

15:25

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI