Flash

Akuzë e re për Ballukun për tenderin e unazës së Tiranës në lotin 4

Lapsi.al 20 November 2025
Akuzë e re për Ballukun për tenderin e unazës së

Belinda Balluku do të përballet edhe me një akuzë të re me SPAK, atë për tenderin e lotit 4 të unazës së Tiranës, që është ajo pjesë e rrugës që kalon në Shkozë. Ende nuk janë të qarta të dhënat që ka zbuluar prokuroria e posaçme për Ballukun, por më herët zv.kryeministrja dhe ministrja e infrastrukturës e ka konsideruar kët pjesë të rrugës "shumë kompleks".

Gjatë një prej inspektimeve të lotit 4 vitin e kaluar, Balluku deklaronte se "këtu nevojitej ndërtimi i një ure rreth 420 metra për të ardhur në të njëjtin nivel me lotin 3. Ky ka qenë një nga segmentet më të vështira të Unazës së Madhe të Tiranës edhe për shkak të një numri të lartë ndërtimesh pa leje".

Unazëa e madhe e Tiranës është një segment prej 27 kilometrash, që lidh kryeqytetin me gjithë rrugët dalëse kombëtare. Më herët, Balluku u mor e pandehur për tenderin e tunelit të Llogarasë, ndërsa gjykata vendosi shkarkimin e saj nga detyra.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI