Flash

Trajneri i Spanjës refuzon t’i japë dorën anësorit: De la Fuente e bën demostrative

Lapsi.al 19 November 2025
Trajneri i Spanjës refuzon t’i japë dorën anësorit: De
Spanja fluturon direkt në Botërorin 2026, por në sfidën e fundit kualifikuese kundër Turqisë, trajneri Luis de la Fuente dëshironte të fitonte. Barazimi 2-2 përfundimtar nuk e ka kënaqur trajnerin e spanjollëve, i cili humb durimin sidomos në fund të ndeshjes kur sheh që arbitri i anullon golin e fitores. Në atë moment trajneri kërkon shpjegime më kot. Ndoshta për një faull të mëparshëm ndaj Fornals në aksionin që përfundoi me anulimin e golit të Fermin për pozicion jashtë loje në minutat shtesë. Nuk është e qartë kjo, ndërsa bëhet krejtësisht e qartë ajo që ka bërë vetë trajneri i Spanjës pak pas fishkëllimës trefishe. Kur arbitri i ndeshjes fishkëllen fundin, De la Fuente drejtohet drejt anësorit që ishte pranë vijës anësore, me gishtin tregues të drejtuar lart dhe me qëllimin për t’u ankuar për diçka. Por asistenti i arbitrit bën sikur nuk dëgjon dhe zgjat vetëm dorën për t’ia dhënë trajnerit të Spanjës, i cili, ndonëse po filmohej drejtpërdrejt nga disa televizione, shfaqet me një gjest pak elegant dhe sigurisht jo sportiv duke tërhequr dorën e tij pa dashur ta shtrëngojë atë të asistentit.

Lexo më tej: Spanja i shënon Gjeorgjisë pas 26 pasimeve: te goli i Zubimendi përfshihen të gjithë

Sekuenca, në fakt, ka qenë shumë e qartë. Asistenti, duke injoruar protestat e trajnerit spanjoll, i zgjat dorën, dhe De la Fuente e tërheq atë me shpejtësi, para se të takojë në fushë trajnerin e Turqisë, Vincenzo Montella, të cilin e përqafon menjëherë duke i bërë shumë komplimente për ndeshjen e zhvilluar. Bëhet fjalë për një qëndrim të pazakontë për Luis de la Fuente, i cili ishte dukshëm i zemëruar dhe e shkarkoi nervozizmin e tij ndaj trupës gjykuese në fushë. Spanja e tij në fakt mund të festojë një kualifikim të rehatshëm direkt në Botëror, ndryshe nga Turqia e cila, ashtu si Italia, është vendosur në vazon e parë dhe do t’i duhet të përballet me një nga katër kombëtaret e vendosura në vazon e katërt, pra Suedia, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut dhe Rumania. Montella, në fakt, pikërisht për këtë arsye dhe tashmë i sigurt për playoff-in, kurseu disa nga lojtarët e mëdhenj të Turqisë së tij për të shmangur dëmtimet. Mjafton të mendosh që Yildiz qëndroi në stol gjatë gjithë ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI