Flash

"Shko në SPAK"/ Përplasje e fortë Shehaj-Balluku në Kuvend: Je pronar call centerash

Lapsi.al 19 November 2025
"Shko në SPAK"/ Përplasje e fortë Shehaj-Balluku

Kreu i Partisë Mundësia Agron Shehaj është përplasur ashpër me zv.kryeministren Belinda Balluku, duke i ndërhyrë disa herë në fjalë dhe duke nxjerrë një pankartë gjatë fjalës së saj në foltoren e Parlamentit, ku ajo foli për herë të parë pas marrjes si e pandehur nga SPAK.

Shehaj i drejtoi zv.kryeministres një pankartë ku shkruante “Balluku në SPAK”. Ndërhyrjet ishin të shpeshta. Shehaj përsëriti disa herë se Belinda duhej të ishte para drejtësisë dhe jo në Kuvend.

Belinda Ballukun e lanë nervat. Ajo shpërtheu në foltoren e Kuvendit nga deputetit Agron Shehaj.

“O Agron nuk e bën dot politikën me selfie, duhet të dalësh në shesh të burrave e të përballesh. Kaq do ngelesh do jesh një pronar i vogël call center që nuk pagan sigurime, që i mban ato djem e vajza me pagë minimale. Nuk bëhesh politikan me Facebook Agron, nuk jemi në call center këtu”, tha Balluku.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI