Flash

FOTOGALERI/ Edi Rama në parlament, përkrah të pandehurës Belinda Balluku

Lapsi.al 19 November 2025
FOTOGALERI/ Edi Rama në parlament, përkrah të pandehurës

Kryeministri Edi Rama është rikthyer në seancën parlamentare këtë të mërkurë, pas disa muajsh shpërfillje për punimet në parlament. Bashkë me Ramën nuk ka munguar në seancë as Belinda Balluku, zv.kryeministrja e pandehur nga SPAK për shkelje të barazisë në tendera, në lidhje me tunelin e Llogarasë.

Të dy kanë qëndruar të heshtur përballë akuzave të opozitës, deputetët e së cilës cituan disa pjesë të dosjes së SPAK, e bazuar kryesisht në përgjimet mes Belinda Ballukut dhe ish-drejtorit të saj të burgosur, Ervis Berberi.

Balluku u mor e pandehur disa javë më parë, por që atëherë Rama ka refuzuar ta shkarkojë nga detyra duke mbajtur në qeveri një zv.kryeministre që shumë shpejt do t'i duhet të paraqitet në sallën e gjyqit.

Fotot më poshtë nga LSA:

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI