Flash

Përd*unoi shqiptaren, Robinho lë ‘burgun e të famshëmve’: shkak seriali televiziv

Lapsi.al 18 November 2025
Përd*unoi shqiptaren, Robinho lë ‘burgun e të

Robinho po vuan një dënim përfundimtar lidhur me përdhunimin në grup të ndodhur në Itali në vitin 2013, dhe të hënën u transferua në një institucion të ri penitenciar. Deri tani ai ndodhej në burgun e Tremembé, i përcaktuar nga mediat lokale si “burgu i të famshëmve”, por, sipas burimeve gjyqësore, zhvendosja e tij u bë me kërkesë të avokatëve të tij.

Autoritetet e shtetit të São Paulos nuk i kanë sqaruar arsyet e ndryshimit të strukturës, por disa media braziliane raportojnë se ish-lojtari i Santos, Real Madrid, Milan dhe Manchester City do t’u kishte kërkuar personalisht avokatëve të tij që të ndërhynin.

Ajo që e ka shqetësuar, sipas këtyre rindërtimeve, do të kishte qenë ekspozimi i madh mediatik i gjeneruar nga një seri televizive e dedikuar pikërisht burgut të Tremembé. Prodhimi rrëfen histori të të dënuarve të përfshirë në vrasje dhe krime të tjera që tronditën opinionin publik brazilian, duke e përshkruar institutin si një vend të lidhur me raste të njohura, megjithëse nuk e përmend Robinhon.

Robinho lë ‘burgun e të famshëmve’ për faj të një serie televizive

Me miratimin e gjyqtarit, ish-futbollisti do të vuajë pjesën e mbetur të dënimit – nëntë vite burg të vendosur nga drejtësia italiane – në një penitenciar të qytetit të Limeira-s, gjithmonë në shtetin e São Paulo-s. Dënimi lidhet me dhunimet e ndodhura në një disko të Milanos në vitin 2013, periudhë në të cilën ai luante te Milani. Pas kthimit në Brazil dhe shmangies së ekzekutimit të vendimit, Robinho u burgos vetëm në mars 2024, kur një gjykatë braziliane njohu dhe e bëri ekzekutiv vendimin italian.

Lexo më tej: Si jeton Robinho në “burgun e të famshëmve”: ndan qelinë me dikë që ka vra*ë të bijën

Ndërsa çështja e tij gjyqësore shënon një rënie gjithnjë e më të dukshme, rruga sportive e të birit ndjek një trajektore të kundërt: Robinho Junior, vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç, konsiderohet tashmë një nga zbulimet e Santos-it, deri në atë pikë sa të zbehtërojë madje edhe Neymar-in, i cili pikërisht në atë skuadër hodhi hapat e parë dhe me të cilin i ati ndau dhomën e zhveshjes në sezonin 2009-2010.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI