Flash

Mori në pyetje Lulzim Bashën/ Kush është prokurori belg që kërcënohej nga shqiptarët

Lapsi.al 18 November 2025
Mori në pyetje Lulzim Bashën/ Kush është prokurori belg

Julien Moinil, kryeprokurori i Brukselit që u vu në qendër të vëmendjes këtë të martë pas zbulimit të një komploti për vrasjen e tij dhe arrestimin e 8 personave ka qenë të paktën dy herë në Shqipëri.

Fillimisht ai ishte pjesë e një delegacioni të prokurorisë belge, por hera e dytë dhe më e famshmja ka qenë ajo e 10 shkurtit 2022 kur për 2 orë mori në pyetje Lulzim Bashën, në atë kohë kryetar i Partisë Demokratike.

Shkak për ardhjen e tij në Shqipëri ishin hetimet për çështjen e 3.4 milionë eurove të gjetura në makinat “Toyota Yaris” të nisura nga Belgjika. Basha u pyet se nga e mori dijeninë që foli për këtë çështje në parlament duke akuzuar Taulant Ballën, dy ditë përpara se paratë të mbërrinin në portin e Durrësit.

LEXO EDHE: “Toyota Yaris”/ Një grup prokurorësh belgë mbërrijnë në Tiranë

Julien Moinil ishte mjaft i vendosur për zbardhjen e çështjes sa këmbënguli se nëse Basha nuk pranonte të jepte shpjegime do të kërkonte shoqërimin e tij me forcë duke e akuzuar për pengim të zbardhjes të së vërtetës.

Në atë kohë Moinil mbërriti me 6 hetues të tjerë. Që në atë kohë ranë në sy masat e shtuara të sigurisë ndaj tij. Që në moshë të re ai ka shkëlqyer në ngjitjen e tij në shkallët e karrierës.

Që në moshën 23-vjeçare iu bashkua shpejt zyrës së prokurorit publik të Brukselit si magjistrat i të rinjve përpara se t'i bashkohej zyrës së prokurorit publik të Monsit, ku kryesisht merrej me rastet e krimit të organizuar.

Shpejt, magjistrati do të ngjitet në prokurorinë federale, ku iu besuan çështje të rëndësishme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI