Flash

Kanosën policin për një gjobë, përfundojnë në gjyq dy vëllezërit në Shkodër

Lapsi.al 18 November 2025
Kanosën policin për një gjobë, përfundojnë në

Prokuroria e Shkodrës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim dy vëllezërit A. K., dhe A. K., njëri prej tyre efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të akuzuar për kanosjen e një punonjësi të policisë.

Sipas hetimeve, vëllezërit kanë kanosur punonjësin e forcave ‘Shqiponja’ pas një gjobe administrative që i kishte vendosur njërit prej vëllezërve. Ndaj vëllezërve rëndon vepra penale "Kanosja për shkak të detyrës”.

Njoftimi i Prokurorisë Shkodër:

Kanosën punonjësit e policisë për një gjobë, Prokuroria Shkodër dërgon në gjyq dy vëllezërit

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq dy vëllezërit A.K. dhe A.K. të akuzuar për kryerjen e veprës penale "Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238, paragrafi i tretë i Kodit Penal.

Hetimet u zhvilluan në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 10.09.2025, ku janë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Nga veprimet hetimore të kryera në mënyrë sa më të shpejtë në kuadër të procedimit penal nr.1353, të vitit 2025, rezultoi se, shtetasit A. K., me detyrë punonjës i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe A. K , vëllezër ndërmjet tyre, më datë 10.09.2025, për shkak të një gjobe administrative të vendosur, kanë kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë “Forca e Posaçme Shqiponja”.

Në lidhje me këtë ngjarje pasi janë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivin, në përfundim të hetimeve, janë marrë të pandehur të dy vëllezërit, të akuzuar për kryerjen e veprës penale të "Kanosja për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 238, paragrafi i tretë i Kodit Penal.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI