Flash

I gjejnë armë në banesë, arrestohet 40-vjeçari në Vlorë

Lapsi.al 18 November 2025
I gjejnë armë në banesë, arrestohet 40-vjeçari

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.

Pas informacioneve të siguruara uniformat blu gjetën në banesën e 40-vjeçarit në lagjen ‘4 Heronjtë’ një armë zjarri automatike “AK-47”.

Si provë materiale blutë sekuestruan armën si dhe 1 krehër me 29 fishekë.

“Në vijim të punës së pandërprerë për identifikimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale që mund të shkaktoheshin nga përdoruesit e tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “React”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

H. M., 40 vjeç, banues në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike “AK-47”, si dhe 1 krehër me 29 fishekë”, informoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI