Flash

Pse Rama e mban Ballukun? Ahmetaj: E ka përdorur si depozitë, por kujdes se...

Lapsi.al 17 November 2025
Pse Rama e mban Ballukun? Ahmetaj: E ka përdorur si depozitë, por

Ish-Zv.Kryeministri Arben Ahmetaj ka folur edhe për çështjen “Balluku” në një intervistë për Syri Tv. Ahmetaj tha se Balluku është përdorur nga Rama me vullnetin e saj.

“Nuk duhet të jetë në detyrë. Dëshiron ta mbajë kreu i organizatës, le ta mbajë. Pse e mban Rama, Ballukun? Kur e analizoni ju, e mendoni shishen me kokën lart. Mendoje shishen me kokën poshtë që ta kuptoni sepse e bën dhe çfarë i bën. Dhe mirë bën miku e mban sepse tallet me standardet, tallet me moralin, por mos harroni se ai është njeri që i nxjerr në pritë njerëzit dhe Belinda është aty për t’u servirur një ditë dhe për të fituar ky kohë.

Unë nuk i uroj Belindës të shkojë në burg, por unë... Për të kujtuar atë shprehjen “kanë ngrënë kumbulla pas kurrizit” unë mendoj se ka ngrënë Rama kumbulla pas kurrizit të Belindës. Që ta dish.

Fatkeqësisht, Belinda është përdorur si depozitë e Edi Ramës dhe është përdorur me vullnet të saj. Nuk i uroj të shkojë në burg, por do ta këshilloja sikur të kthehesha para 5-6 vitesh do t’i sugjeroja që ta linte detyrën. Asaj, Benetit (Becit) dhe kujtdo tjetër. Të luftojë për atë që ajo mendon se është e drejtë, apo për atë që ajo do të mbrohet apo për atë që ajo mendon që nuk duhet të mbrohet dhe ta pranojë.

Nuk i uroj të shkojë në burg, por “5B”-ja nuk fillon dhe mbaron brenda instititucionit të saj. Shkon përtej dhe sipër. Kanë vepruar si organizatë kriminale me urdhra: “Jepja!”, “Hiqja!”, “Bëja!”, “Këtë ule, këtë ngrije, këtë shkatërroje, këtë hiqe nga puna”, “Jepi këtij paratë!”.

E dëgjuat çfarë tha një nga biznesmenët e Aeroportit të Vlorës. Vendoseshin në zyrën e saj se kujt i jepeshin aksionet. Është çmenduri e pafundme. Dhe vazhdojnë kërkojnë çfarë kam bërë unë. U thotë Ed Rama shikoni çfarë ka bërë. E di unë çfarë kam bërë. Besimin tek ty” – tha Ahmetaj.

Të këshilluara

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

Bedri Hamza u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë Konventës së mbajtur të kësaj partie pasditen e 17 nëntorit. Hamza u zgjodh përmes vot...

18:31

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëlljnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në brrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI