Flash

“Ku përfundoi Norvegjia makinë golash?” Gazzetta dello Sport bëhet qesharake

Lapsi.al 17 November 2025
“Ku përfundoi Norvegjia makinë golash?” Gazzetta dello
Realiteti në fushë ndëshkon ashpër arrogancën e mediave sportive italiane. Gazzetta dello Sport në euforinë e një pjese të parë loje që e pa Italinë e Gennaro Gattuso në avantazh 1-0 përballë Norvegjisë që e kishte prerë biletën për në Botëror lëshohet në ekstazë, duke bërë një gafë të pafalshme për nivelin që përfaqëson. Ironizon Haaland e të tjerët, duke treguar shifrat e duke kërkuar ku kishte humbur ekipi i frikshëm që pretendonin të ishin? E kështu, ndoshta edhe për një tentativë të dëshpëruar për të nxitur lojtarët e tyre për të shënuar edhe 8 gola të tjerë, duke qenë se vetëm fitorja 9-0 i poziciononte përpara Norvegjisë, postimi në ëeb i gazetës më të madhe sportive italiane ishte sarkastik.

Lexo më tej: Haaland zbulon çfarë i bëri Mancini: “Më prekte nga by*ha, i thashë faleminderit”

Ku përfundoi Norvegjia makinë golash? Haaland e shokët e tij nuk duken nga anët e Donnarumma. Italia e mbyll pjesën e parë në avantazh falë Pio Esposito. Por për të shkuar në Botëror duhen edhe 8 gola të tjerë – shkruhej në postim, duke numëruar bilancin e goditjeve në portë 7-1 dhe atyre në kuadrat 1-0, pa harruar edhe zotërimin e topit 61-39%, gjithnjë në favor të Italisë. Fatkeqësisht, karma ndonjëherë nuk vonon. E në pjesën e dytë Norvegjia dhe Haaland, që Gazzetta dello Sport e kërkuan ku ishte, u shfaq duke shkatërruar skuadrën e teknikut Gattuso 1-4, me një dygolësh pikërisht të shtatlartit viking. E reagimi i përdoruesve, pas këtij turpërimi, ishte i pamëshirshëm.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI