Flash

Këngëtarja Meghan Trainor flet pas kritikave për pamjen e saj

Lapsi.al 17 November 2025
Këngëtarja Meghan Trainor flet pas kritikave për pamjen e saj

Meghan Trainor ka reaguar ndaj atyre që e “sulmojnë” për humbjen në peshë, duke theksuar se është më e shëndetshme se kurrë.

“Për herë të parë ndonjëherë, pas lindjes së fëmijëve, po kujdesem për shëndetin tim dhe nuk jam ndier kurrë më mirë. Dhe dukem e mrekullueshme,” tha ajo për Entertainment Tonight të mërkurën.

Këngëtarja 31-vjeçare shtoi se pikërisht tani që ndihet më mirë fizikisht e emocionalisht, kritikat janë bërë “më të forta” dhe “më të pamëshirshme”.

“Unë po kujdesem për veten time,” theksoi ajo. “Duhet të gjej mënyrën që të mos ndikohem nga kjo.”

Trainor shpjegoi se ka mësuar të ushqehet më shëndetshëm dhe është bërë gluten-free dhe dairy-free për shkak të një problemi të zorrëve. Ajo gjithashtu është dashuruar me stërvitjen.

Këngëtarja publikoi këtë javë edhe këngën e re, “Still Don’t Care”, ku i përgjigjet drejtpërdrejt atyre që e kanë kritikuar si kur ishte “shumë e shëndoshë”, ashtu edhe tani që “është shumë e dobët”.

“Njerëzit mund të thonë çfarë të duan… kjo është ajo që kam dëgjuar gjithë jetën,” këndon ajo në projektin e ri.

Trainor e bëri publike humbjen drastike të peshës në mars, kur pranoi se kishte përdorur Mounjaro — një injeksion GLP-1 i njohur me emrin tirzepatide — për t’i ardhur në ndihmë procesit të rënies nga pesha.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI