Flash

Bardhi: Mazhoranca ka uzurpuar 100% të axhendës së kuvendit!

Lapsi.al 17 November 2025
Bardhi: Mazhoranca ka uzurpuar 100% të axhendës së kuvendit!

Partia Demokratike kërkoi zhvillimin e një debati në parlament për përcaktimin e minimumit jetik. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi akuzoi mazhorancën se ka uzurpuar plotësisht axhendën e Kuvendit. Ai deklaroi se në rend dite përfshihen vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë propozim deputetësh, duke e cilësuar këtë praktikë si të papranueshme në një vend demokratik.

Bardhi kritikoi gjithashtu mënyrën e shpërndarjes së fondeve, të cilat sipas tij nuk shkojnë te qytetarët në nevojë, por shërbejnë për abuzime dhe vjedhje.

Ai akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku se te afera e tunelit të Llogarasë me një firmë të saj mori 50 milionë euro. Edhe buxheti i 2026, tha Bardhi rrezikon të krijojë hendek financiar për shtetin, pasi shifra të tjera sipas tij rrezikojnë të “avullojnë” përmes tenderave dhe koncesioneve abuzive.

Gazment Bardhi: Nuk ndodh në asnjë vend demokratik që axhendën e Kuvendit ta caktojë 100% qeveria. Në axhendë ka vetëm nisma të qeverisë dhe asnjë nismë deputetësh. U tha këtu që kanë ardhur më shumë kërkesa për debat sesa në 4 vite bashkë. Pse, kush ju pyet ju? Ju e përcaktoni këtë. Na u tha këtu se po jepen 1.8 miliardë euro në muaj. I bie 36 mijë lekë të vjetra për familje në nevojë. Po jeton dot Taulanti me 36 mijë lekë në muaj? Jo, nuk jeton.

Na u tha se “buxheti më i madh”, por ky është buxhet për vjedhje, nuk shkon te qytetarët. Është buxhet si ai që e kemi parë: u vodhën 50 milionë euro dhe askush nuk flet.

Me një firmë mori Belinda Balluku 50 milionë euro, dhe me këtë buxhet po bëhen gati shifra të tjera për t’u vjedhur. Kjo është e gjitha. Opozita nuk mund të jetë fasadë këtu. Po kërkoni opozitë fasadë. Dhe kjo, Kryetar, është çështje e jotja. Duhet të merrni masa për të respektuar të drejtat e opozitës, ndryshe opozita nuk ka çfarë të bëjë këtu. Ne nuk jemi fasadë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI