Flash

Uzuni udhëheq sulmin ndaj Anglisë, Broja në stol: Sylvinho nuk bën dot pa Bajramin

Lapsi.al 16 November 2025
Uzuni udhëheq sulmin ndaj Anglisë, Broja në stol: Sylvinho nuk

Ashtu si pritej, ose pothuajse. Sylvinho ka lënë jashtë formacionit katër nga pesë lojtarët që rrezikonin skualifikimin në playoff, në rast ndëshkimi me karton të verdhë në ndeshjen me Anglinë. Tekniku brazilian nuk ka bërë dot pa Bajramin, që e nis titullar, ndryshime ka patur në të gjitha repartet, përveç portës. Ofensivën e udhëheq Myrto Uzuni, i zgjedhur si qendërsulmues.

Armando Broja duhet ta shohë ndeshjen kundër Anglisë “së tij” nga pankina. Në qendër të sulmit në vend të Manaj është Uzuni, i mbështetur nga Bajrami e Hoxha. Edhe në mesfushë Në rolin e Shehut kthehet Ramadani, ndërsa Asllani e Laçi nuk ndryshojnë.

Prapavija ka pësuar edhe ndryshimet më të forta, duke qenë se Aliji ka marrë vendin e Mitajt, e Ismajli të Ajetit. Kompletojnë repartin para Strakoshës, kapiteni Gjimshiti e Hysaj. Bëhet fjalë për 5 zëvendësime në krahasim me ndeshjen e fituar në Andorra, ku u vendos edhe kualifikimi në playoff të Kupës së Botës. Anglia ka bërë gjithashtu disa zëvendësime në formacion, por udhëhiqet nga Harry Kane e Jude Bellingham.

formacioni

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI