Flash

Spanja i shënon Gjeorgjisë pas 26 pasimeve: te goli i Zubimendi përfshihen të gjithë

Lapsi.al 16 November 2025
Spanja i shënon Gjeorgjisë pas 26 pasimeve: te goli i Zubimendi

Spanja vazhdon e shpejtë rrugëtimin drejt Kupës së Botës 2026. Kundër Gjeorgjisë ka ardhur një sukses i pastër, i zbukuruar nga një paraqitje brilante dhe nga një gol, ai i 2-0 i firmosur nga Zubimendi, që i ka bërë të fërkojnë sytë të gjithë dashamirësit. Jo vetëm për finesën e prekje së fundit të mesfushorit të Arsenal, por për ndërtimin kolektiv dhe menaxhimin e aksionit, fryt i një manovre të përsosur të skuadrës së Luis de la Fuente.

Gjeorgjia, edhe pse qartësisht në vështirësi, ka provuar të mbrohet duke u mbyllur në zonën e vet pas 1-0. Por Roja nuk e ka humbur qetësinë: ka vazhduar të thurë lojën me shkëmbime të shpejta dhe të sakta, duke lëvizur topin nga njëra anë në tjetrën të fushës. Laporte, Cubarsí, Porro, Ferrán Torres, Baena, Fabian Ruiz dhe pjesa tjetër e grupit e kanë avancuar aksionin me durim, duke pritur hapjen e duhur për të goditur mbrojtjen kundërshtare.

Spanja shënon pas 26 pasimeve

Ai moment ka ardhur kur, pas një sekuence të gjatë pasimesh, Fabián Ruiz ka marrë topin dhe ka parë korridorin perfekt. Prekja e tij e parë e ka liruar Zubimendi në hapësirë: kontroll në vrapim, duel i drejtpërdrejtë me Mamardashvili dhe përfundim elegant për dyfishimin. Një ekzekutim shembullor që ka shpërblyer një ndërtim loje të jashtëzakonshëm. Një minutë e gjysmë zotërim topi që kanë miksuar teknikë, inteligjencë dhe menaxhim.

Me atë gol përfaqësuesja spanjolle vuri në siguri rezultatin dhe, sidomos, konfirmoi gjendjen e vet optimale të formës. Skuadra e De la Fuente është shumë pranë kualifikimit në Kupën e Botës dhe paraqitje të këtij niveli e vendosin me të drejtë mes pretendenteve për titullin.

ZUBIMENDI GOAL🔴⚪️

byu/Lynxx360 inGunners

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI