Flash

Emergjencat: Rrebeshe shiu dhe dëborë në 5 qarqe për 3 ditë

Lapsi.al 16 November 2025
Emergjencat: Rrebeshe shiu dhe dëborë në 5 qarqe për 3

Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi

Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë javës priten reshje me intensitet të lartë në të gjitha

qarqet e vendit, të shoqëruara me shtrëngata dhe në zona të caktuara me reshje dëbore.

Ditën e Hënë, 17 Nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet

Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.

Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri

mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta.

Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites.

Ditën e Martë, 18 Nëntor 2025, reshjet do të shtohen në të gjithë territorin:

* Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri

lokalisht shumë intensive.

* Në Lezhë priten reshje intensive.

* Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.

* Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri mesatare.

Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Ditën e Mërkurë, 19 Nëntor 2025, parashikohen reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin.

Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet e tjerë reshje mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.

Ditën e Enjte, 20 Nëntor 2025, pritet ulje e intensitetit të reshjeve.

Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë të dobëta.

Reshje dëbore dhe ngrica

Në zonat mbi 400 m lartësi në Veri, Lindje dhe Juglindje, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.

Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin reshjet e pritshme arrijnë deri në:

* Fierzë: 150–200 mm

* Koman – Vau i Dejës: deri në 300 mm

Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u kërkon të gjitha

strukturave vendore dhe qendrore:

✔ Të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve

✔ Të jenë në gatishmëri të plotë për reagim të menjëhershëm

✔ Të sigurojnë koordinim të ngushtë ndërinstitucional për menaxhimin e situatave

emergjente

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së bashkive në nivelin maksimal, në përputhje me parashikimet e motit dhe rrezikun e shtuar të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave.

Strukturat e emergjencave civile do të përditësojnë publikun vazhdimisht mbi situatën në

terren dhe mbi çdo zhvillim të ri që lidhet me motin dhe nivelin e riskut.

Ftojmë qytetarët e zonave të prekura të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me

reshje intensive.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI