Flash

“Krenar për lojtarët e mi”, Sylvinho flet për rivalët në playoff e dëmtimin e Brojës

Lapsi.al 16 November 2025
“Krenar për lojtarët e mi”, Sylvinho flet për

“Krenar për të gjithë futbollistët e mi. Luajtëm mirë ndaj një ekipi që synon gjysmëfinalen ose finalen e këtij kompeticioni. Është një skuadër e vështirë për t’u barazuar pas këtij momenti”. Sylvinho është entuziast, pavarësisht humbjes 0-2 përballë Anglisë. Tekniku brazilian ka parë skuadrën e tij të funksionojë, duke patur shanset të shënonin në portën angleze, por pas golit të parë të Kane ritmi ra: “Në fakt është Anglia ajo që nuk të lejon të reagosh. Nëse hap lojën pas një goli të bën që të pësosh më shumë”.

Tani, me kualifikueset të mbyllura, mendja është e gjitha te ndeshjet në mars në gjysmëfinalen e finale e playoff, me shortin që do të hidhet në 20 nëntor. Sylvinho mund të ketë një ide se si mund të luhet përballë kundërshtarëve të një niveli të lartë: “Me Kombëtaren nuk ka shumë kohë. Koha kalon shumë shpejt dhe shpresoj që futbollistët të kenë formën e duhur. Duhet të shikojmë shortin javën tjetër për të mësuar më shumë”. Sipas asaj që duket, të paktën deri tani, në vazon e dytë (me të cilën do të ndeshet Shqipëria, e pozicionuar në vazon e tretë) kundërshtarë do të jenë Republika Çeke, Sllovakia, Skocia e njëra mes Uellsit ose Islandës: “Nuk i njoh ekipet , deri tani kam analizuar ekipet që kam patur në këtë grup dhe nga java e tjetër do të mendoj për skuadrat e tjera”.

Lexo më tej: Broja i pafat, dëmtohet keq në kavilje: 24-vjeçari në lot, rrezikon mungesë të gjatë

Në fund edhe një konstatim për Brojën, për të cilin Asllani tregoi një detaj të rëndësishëm, se kavilja nuk ishte e fryrë. Megjithatë, deri kur të kryhet rezonanca magnetike, asgjë nuk mund të thuhet: “Është dëmtuar dhe ende nuk kam folur me të dhe me mjekun dhe do të mësoj më shumë mbi dëmtimin e tij. Është mirë kur një lojtar është gati për të luajtur”, e mbylli Sylvinho.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI