Flash

Broja i pafat, dëmtohet keq në kavilje: 24-vjeçari në lot, rrezikon mungesë të gjatë

Lapsi.al 16 November 2025
Broja i pafat, dëmtohet keq në kavilje: 24-vjeçari në lot,

Nga lotët e trishtimit në Andorra, te ato të dhimbjes në Air Albania. Armando Broja mbetet në tunelin e errët që po i kondicionon karrierën, që dukej e shkëlqyer. Ende pa gjetur formën, që të mund ta lejonte të kthehej titular te Burnley, sulmuesi pëson një dëmtim të ri pikërisht në ndeshjen e Shqipërisë përballë Anglisë. Një vendosje e keqe e këmbës në tokë dhe kavilja nuk e mban 24 vjecarin që lë fushën në lot.

Një moment i vështirë që Broja nuk po mundet ta tejkalojë. Askush nuk e prek, por në tentativë për të bërë një kthesë, ai mbështeti këmbën keq dhe u shemb në fushë në lot. Duke parë se Broja nuk mundi më të cohej, dëmtimi në kavilje rrezikon të jetë serioz dhe nëse konfirmohet nga rezonanca do ti shkaktojë shkodranit një tjetër ndalesë.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/11/691a1d3a8d906.mp4"][/video]

Lexo më tej: Shqipëria e provon, por Anglia mbetet e pacënuar: Hoxha humbet shansin, Kane jo

24-vjeçari u fut si zëvendësues në ndeshjen me Anglinë, duke zëvendësuar Bajramin në minutën e 75’. Nuk bëhet fjalë për ngarkesë, sepse edhe në Andorra ai luajti vetëm 56 minuta përpara se të thirrej në pankinë nga Sylvinho. Ka diçka që nuk shkon fizikisht dhe psikologjikisht me lojtarin, që duhet të futet në garë me kohën për të qenë në kondicionin e duhur në mars, për ndeshjet e playoff.

[video width="636" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/11/691a1d4d87bdd.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI