Flash

Beteja për trashëgiminë: Gjykata rrëzon akuzat e Paris Jackson

Lapsi.al 16 November 2025
Beteja për trashëgiminë: Gjykata rrëzon akuzat e Paris

Paris Jackson ka hasur një pengesë serioze në betejën e saj ligjore kundër ekzekutorëve të pasurisë së babait të ndjerë, Michael Jackson.

Sipas People, gjykatësi Mitchell L. Beckloff në Los Angeles vendosi të heqë pjesën më të madhe të padisë së artistes 27-vjeçare, duke u bazuar në ligjin anti-SLAPP të Kalifornisë — një statut i krijuar për të parandaluar abuzimin me proceset gjyqësore dhe pengimin e lirisë së shprehjes.

Nga padia e Paris Jackson ka mbetur vetëm një pjesë e vogël për t’u shqyrtuar më tej. Megjithatë, zëdhënësi i saj i tha Page Six se ajo planifikon të dorëzojë përsëri një version të rishikuar të kërkesës.

“Ky vendim lidhet vetëm me çështje procedurale dhe nuk ndryshon faktet kryesore. Sjellja e ekzekutorëve dhe avokatëve të tyre ngre shumë pikëpyetje, dhe Paris do të vazhdojë të luftojë për një trajtim të drejtë të familjes së saj. Do të paraqesim një kërkesë të përditësuar shumë shpejt,” tha zëdhënësi i saj.

Paris Jackson depozitoi padinë në qershor, duke shprehur shqetësime për pagesa të dyshimta që, sipas saj, po kryheshin nga pasuria e të atit. Në dokumentet e gjykatës, ajo pretendoi se ekzekutorët John Branca dhe John McClain kishin bërë pagesa për disa firma ligjore, pa miratimin e duhur, përfshirë 625 mijë dollarë në vitin 2018.

Në një dokument të paraqitur më 9 tetor, përfaqësuesit e pasurisë së Michael Jackson pretenduan se Paris ka përfituar rreth 65 milionë dollarë nga trashëgimia e babait të saj.

Zëdhënësi i Paris reagoi ashpër, duke thënë se shifra prej 65 milionësh është “shumë e shtrembëruar” dhe një përpjekje për të devijuar vëmendjen nga 120 milionë dollarët që, sipas saj, ekzekutorët “kanë marrë për vete”.

Ekzekutorët theksuan gjithashtu se ata e kanë kthyer pasurinë e Michael Jackson nga një gjendje e mbuluar me borxhe në një perandori me vlerë 2 miliardë dollarë, duke e bërë atë një forcë të fuqishme në industrinë e muzikës.

Gjithashtu, ata përmendën se akuzuesit e Michael Jackson, Wade Robson dhe James Safechuck, po kërkojnë 400 milionë dollarë dëmshpërblim për pretendimet e tyre të abuzimit seksual.

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI