Flash

Nisin hetimet/ Snajperistë italianë vrisnin për qejf në masakrat e Sarajevës

Lapsi.al 14 November 2025
Nisin hetimet/ Snajperistë italianë vrisnin për qejf në

Një dëshmi e pazakontë ka rihapur plagët e rrethimit të Sarajevës. Më shumë se tri dekada pas rrethimit të saj prokurorët italianë kanë nisur hetime që mund të hedhin dritë mbi një nga aspektet më të errëta dhe më pak të njohura të Luftës së Bosnjës të viteve 1992-1995: të ashtuquajturit "turistë snajperë". Fjala është për shtetas të huaj që dyshohet se kishin paguar për të ashtuquajturat "safari të Sarajevës", ku qëllonin me armë civilë në kryeqytetin boshnjak, Sarajevë, që ishte i rrethuar nga forcat serbe të Bosnjës.

Hetimi ndaj snajperëve të dyshuar nisi pas një padije të paraqitur nga gazetari dhe shkrimtari italian Ezio Gavazzeni. Ai i paraqiti Prokurorisë së Milanos dokumente dhe deklarata dëshmitarësh që i kishte mbledhur në vite të tëra kërkimesh. Në një intervistë për N1 Gavazzeni shpjegoi se zanafilla e punës së tij ishte një dokumentar i vitit 2022, "Sarajevo Safari", i regjisorit slloven Miran Zupanic.

Deklarata e një ish-agjenti sekret

Edin Subašić, ish-oficer i Shërbimit Sekret të Ushtrisë Boshnjake, rrëfen në filmin "Sarajevo Safari" për marrjen në pyetje të një serbi të kapur në vitin 1993, i cili paska konfirmuar ekzistencën e "turistëve snajperë". "I burgosuri, një 20-vjeçar nga qyteti serb i Paraçinit, deklaroi se kishte ardhur në Bosnjë me një grup vullnetarësh me ftesë të Partisë Radikale Serbe."

Subašić tha për kanalin televiziv boshnjak FTV, se gjatë luftës kishte mbledhur informacione edhe për italianë të përfshirë si snajperë gjatë rrethimit të Sarajevës. Sipas pretendimeve të tij ishin gjetur "emrat e disa prej autorëve dhe hetimet e mëtejshme mund të hedhin dritë mbi mënyrën se si organizoheshin udhëtimet, pagesa dhe kthimi i pjesëmarrësve". FTV njofton gjithashtu edhe për një "listë speciale çmimesh" të cilët vareshin nga personi që donin të qëllonin snajpervt: "burrë, grua, grua shtatzënë apo fëmijë".

Përfshirja e mercenarëve të huaj e dokumentuar mirë

Mirsad Tokaca, drejtor i Qendrës së Kërkimit dhe Dokumentacionit në Sarajevë, i tha DW se analizat e shifrave të viktimave civile tregojnë se snajperët kanë vrarë rreth 300 dhe 350 vetë në Sarajevë. "Pothuajse të gjitha viktimat ishin civilë", tha Tokaca.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta mbi numrin e turistëve snajperë, përfshirja e mercenarëve të huajnë forcat e armatosura serbe të Bosnjës është e dokumentuar mirë: "Baza jonë e të dhënave liston rreth 300 persona nga Greqia, Rusia, Ukraina dhe vende të tjera që kanë luftuar në ushtrinë serbe."

Hetimet aktuale të autoriteteve italiane ndaj turistëve snajperë në Luftën e Bosnjës mund të çojnë në gjyqet e para kundër qytetarëve evropianë të përfshirë në krime lufte jashtë hierarkive formale ushtarake, por me mbështetjen ose dijeninë e një pale ndërluftuese - në këtë rast të forcave serbe të Bosnjës. /DW

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI