Flash

Jennifer Aniston flet për herë të parë për romancën me Jim Curtis

Lapsi.al 14 November 2025
Jennifer Aniston flet për herë të parë për

Jennifer Aniston ka hapur zemrën për jetën e saj private në një intervistë të re për Elle, ku foli për lidhjen me partnerin e saj, Jim Curtis.

Aktorja e “The Morning Show” u shpreh me superlativa për të dashurin: “Hipnotizmi është vetëm një nga gjërat që ai bën. Ai është jashtëzakonisht i veçantë, shumë normal, i sjellshëm dhe i përkushtuar të ndihmojë njerëzve të shërohen dhe të gjejnë qartësi.”

Pak ditë para intervistës, Aniston e bëri lidhjen zyrtare në Instagram, duke uruar 50-vjetorin e Curtis me një foto bardh-e-zi ku çifti shihet të përqafuar. “Gëzuar ditëlindjen, i dashur. I çmuar”, shkroi ajo.

Fansat reaguan menjëherë me urime, duke e mbështetur romancën e re të aktores, e cila prej muajit korrik është parë shpesh në publik me Curtis-in – fillimisht gjatë një udhëtimi në Mallorca së bashku me Jason Bateman dhe gruan e tij, Amanda Anka.

Sipas burimeve për People, miqtë e Aniston “e adhurojnë” Curtis-in, ndërsa vetë Jennifer “e dashuron energjinë e tij të qetë dhe të sigurt”, duke shtuar se kjo lidhje “ndjehet ndryshe nga ish-partnerët”.

Në një Q&A në Instagram, ai u dha ndjekësve një mesazh motivues:
“Dashurojeni veten dhe kuptoni se jeni në moshën perfekte. Hapuni ndaj dashurisë, buzëqeshni, lidheni me njerëzit dhe, mbi të gjitha, duajeni veten – sepse atëherë tërhiqni më shumë dashuri.”

Përveç romancës së re, Aniston ka zgjedhur së fundmi të jetë e sinqertë edhe për betejën e saj shumëvjeçare me fertilitetin. Në podcastin “Armchair Expert”, ajo sqaroi se nuk dëshironte të adoptonte, sepse “donte fëmijën e saj biologjik”.

Aktorja rrëfeu se ka kaluar vite të tëra me trajtime IVF, çajikinez dhe çdo metodë tjetër të mundshme, ndërsa theksoi se spekulimet mediatike rreth shtatzënisë së saj kanë qenë “jashtëzakonisht të dhimbshme”.

“Do të kisha dashur që dikush t’më thoshte: ‘Ngrij vezët’. Nuk e mendon. Por ja ku jam sot – ajo mundësi ka kaluar.”

Aniston ka qenë e martuar me Brad Pitt (2000–2005) dhe më pas me Justin Theroux (2015–2018).

Të këshilluara

Adele debuton në aktrim me filmin e Tom Ford

Këngëtarja e njohur britanike, Adele do të bëjë debutimin e saj si aktore në filmin “Cry to Heaven”, adaptim i romanit të Anne Rice nën regjinë e stilistit dhe ...

16:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI