Flash

Festa e Kris Jenner shkakton tension në familjen mbretërore?

Lapsi.al 13 November 2025
Festa e Kris Jenner shkakton tension në familjen mbretërore?

Misteri rreth fotove të zhdukura nga festa e ditëlindjes së 70-të të Kris Jenner po bëhet edhe më i madh.

Burime për Page Six thonë se një përfaqësues i Princit Harry dhe Meghan Markle ka kërkuar nga Kris Jenner dhe Kim Kardashian të fshijnë fotot e publikuara në Instagram, ku shfaqeshin Duka dhe Dukesha e Sussex-it në festën superluksoze.

“Nuk duan të zemërojnë familjen mbretërore ndërsa po përpiqen të pajtohen me ta,” tha një burim.

Një tjetër arsye e mundshme për fshirjen e imazheve lidhet me Ditën e Përkujtimit në Britani, pasi Harry mbante një lule të kuqe “poppy”, simbol nderimi për ushtarët e rënë.

Ndërkohë, më parë ishte raportuar se brenda pallatit mbretëror, dalja e çiftit në një festë kaq glamuroze është konsideruar “e pavend” dhe “shumë ekstravagante”.

Edhe pse Harry dhe Meghan e dinin që do të fotografoheshin jashtë festës, duket se nuk prisnin që fotot nga ambientet e brendshme të bëheshin publike — sidomos pasi ftesa e festës paralajmëronte se telefonat do të ndaloheshin gjatë eventit.

Festa me temë “James Bond” u mbajt në vilën 165 milionë dollarëshe të Jeff Bezos në Beverly Hills dhe kishte një listë të ftuarish: Beyoncé dhe Jay Z, Mark Zuckerberg, Oprah Winfrey, Chris Rock, Mariah Carey, Adele, Tyler Perry, Snoop Dogg, Paris dhe Kathy Hilton, Vin Diesel e shumë të tjerë.

Të këshilluara

Adele debuton në aktrim me filmin e Tom Ford

Këngëtarja e njohur britanike, Adele do të bëjë debutimin e saj si aktore në filmin “Cry to Heaven”, adaptim i romanit të Anne Rice nën regjinë e stilistit dhe ...

16:00

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI