Flash

“E kam nisur në Andorra”: Duka nostalgjik e emocional, flet edhe për Brojën

Lapsi.al 13 November 2025
“E kam nisur në Andorra”: Duka nostalgjik e emocional, flet

“Asnjë nuk mund të mendonte që ka kundërshtar të lehtë. Të gjithë ekipet e kanë pasur të vështirë. Anglia ka fituar 0-1 këtu. Nuk na riskuan asnjëherë. Mund të shënonim më shumë, por ngarkesa ekziston. Kjo është e rëndësishme për të vazhduar rrugën në Botëror. Mënyra se si u zgjidh tregon profesionalizëm nga skuadra”. Armand Duka, presidenti i FSHF-së, është entuziast pas arritjes së playoff për Kupën e Botës. Ai ka folur për emocionet, por edhe Brojën, i vetmi në lot në një mbrëmje feste.

Emocione të mëdha dhe nostalgji për kreun e Federatës: “Sot në drekën zyrtare me përfaqësuesit e Federatës së Andorrës, edhe i thashë që ndeshja e parë e imja ka qenë Andorra, sekretari ishte trajneri i Andorrës. Sot kemi futbollistë më cilësorë dhe çdo gjë më të mirën – tha Duka, që nuk la pa përmendur edhe mungesën e lojës së bukur -. Nëse nuk luan si skuadër mund të humbasësh ndaj çdo kundërshtari. Për ne këto ndeshje janë më të vështira, do të bëjmë ndeshje më të bukur ndaj Anglisë, sepse ka më pak presion”.

Lexo më tej: Armando Broja shpërthen në lot, larg festës së skuadrës: Hysaj vrapon ta ngushëllojë

Asgjë nuk ka mbaruar, sepse tani në 27 nëntor do të hidhet edhe shorti për fazën e playoff: “Kemi festuar në dhomë dhe thamë tani duhet të mendojmë play-off-in. Akoma më e vështirë do të jetë më mars, në play-off, pavarësisht kundërshtarit. Duhet t’i gëzojmë rezultatit dhe play-off-it. Kam parë vetëm ndeshjen tonë, gjatë gjithë kohës isha i përqëndruar në ndeshjen tonë. Kisha bindje që Anglia do të fitonte. Kam pasur presion, emocion, stres, deri në shënimin e golit, më pas isha i relaksuar. Skuadra e menaxhoi mire”.

Në fund edhe një ndalesë te Broja, lojtari që doli në lot nga fusha pa u përfshirë në festën kuqezi, duke ndjerë dëshpërimin për një tjetër mbrëmje jashtë pritshmërive: “Nuk mund të diskutojmë për individë, Broja është futbollist me kualitet, mbase nuk është i kënaqur me veten e vetë, unë jam i kënaqur me të dhe gjithë skuadrën”, u shpreh Duka.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI