Flash

VIDEO/ Trump spërkat me parfum presidentin sirian: “Sa gra ke?”

Lapsi.al 12 November 2025
VIDEO/ Trump spërkat me parfum presidentin sirian: “Sa gra ke?”

Janë publikuar momente interesante nga takimi midis presidentit amerikan Donald Trump dhe atij sirian Ahmad Al-Sharaa në Uashington. Ky i fundit mbërriti në Shtëpinë e Bardhë përmes një hyrjeje anësore dhe gazetarët nuk u lejuan në Zyrën Ovale.

Pamjet tregojnë pritjen e ngrohtë që presidenti i SHBA i bëri kreut të shtetit sirian, i pari në histori që kryen një vizitë të tillë.

“Ky është parfum për burra”, - tha Trump ndërsa hoqi kapakun e artë nga shishja e tij e parfumit dhe spërkati udhëheqësin sirian. “Ky është parfumi më i mirë”, - tha Trump, duke vënë në dukje se do t'i dhuronte një shishe edhe për gruan e tij.

Më pas Trump bëri shaka: “Sa gra ke? Një?” Kur Shaara, qeshi dhe konfirmoi se kishte vetëm një grua, Trump i përkëdheli dorën në mënyrë miqësore dhe tha me një buzëqeshje: “Pyes sepse asnjëherë nuk i dihet me ju djem”.

Presidentit sirian nuk iu lejua të ngiste limuzinën e tij në Krahun Perëndimor, nuk kishte flamuj, as roje nderi, as shtrëngime duarsh para kamerave. Vetura e tij u pa në hyrjen nëntokësore, e cila normalisht përdoret në raste emergjence. Një ditë pas vizitës në Shtëpinë e Bardhë, presidenti sirian njoftoi se vendi i tij ishte bashkuar me koalicionin global kundër Shtetit Islamik.

Në këmbim, Trump zgjati një përjashtim nga sanksionet sipas “Aktit të Cezarit”, një ligj i futur për shkeljet e të drejtave të njeriut nën regjimin e Bashar-al Assad. Heqja e plotë e sanksioneve do të duhej të miratohej nga Kongresi. Trump nuk e fshehu përshtypjen që al-Shaara i la atij.

“Ai vjen nga një mjedis shumë i vështirë dhe është një njeri i ashpër. Më pëlqen”, - tha Trump. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vlorë, zjarr në një banesë

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen “Isa Boletini” në Vlorës. Bëhet me dije se flakët kanë përshirë katin e dytë të banesës, por fa...

18:00

PD protestë më 17 nëntor tek kryeministria

Partia Demokratike ka shpallur protestën e radhës kundër qeverisë Rama, e cila do të zhvillohet të hënën, më 17 Nëntor, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë. ...

19:49

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI