Flash

Shehi e mbyll me Ballkanin: përplasje me presidentin, nuk del në stërvitje

Lapsi.al 12 November 2025
Shehi e mbyll me Ballkanin: përplasje me presidentin, nuk del në

Orges Shehi dhe Ballkani ndajnë rrugët. Jo në dhjetor si lajmëroi vetë tekniku durrsak para ndeshjes me Drenicën, por me efekt të menjëhershëm. Përplasjet me presidencën kanë qenë të vazhdueshme, por tani arritën kulmin. Shehi nuk ka dalë sot në stërvitje në krye të skuadrës dhe situata është pa kthim: negociohet vetëm dalja e mirë.

Presidenti Arsim Kabashi ndërhyri për ti ndryshuar programin stërvitor 47 vjeçarit, pasi ky i fundit i kishte kërkuar hapur pagat e prapambetura për stafin dhe lojtarët. Kjo përplasje ishte e fundit e një serie që Shehi e numri 1 i klubit kanë patur që nga fillimi i sezonit. Vonesa në pagesa dhe bllokimi i merkatos, në kohën kur kërkohet titulli kampion, kanë qenë pikat e nxehta.

Para Drenicës, Shehi i dha vendimin e tij Kabashit për ta mbyllur bashkëpunimin në fund të dhjetorit, duke qenë se ishte e pamundur për të vazhduar me kontradiktat konstante. Presidenti i nervozuar nga vendimi i teknikut, ushtroi presion duke tentuar të ndryshonte programin stërvitor. Shehi i kishte dhënë skuadrës 3 ditë pushim, që do të thoshte deri sot, por Kabashi kërkoi ti sillte lojtarët një ditë më parë në stërvitje. Shehi vendosi veton dhe situata u ndërlikua edhe më shumë, deri në tërheqjen e teknikut nga drejtimi i skuadrës në stërvitjen e sotme. Shehi ishte në Suharekë, por mes tij dhe Kabashit u negociua vetëm për daljen e mirë nga klubi, duke qenë se kontrata e tij me Ballkanin përfundon në 31 maj 2026.

Lexo më tej: Dy pikë në 4 ndeshje, Garcia orët e numëruara: Flamurtari hedh sytë nga Orges Shehi

Orges Shehi e lë Ballkanin në vendin e dytë të renditjes me 23 pikë, tre më pak se Prishtina, e cila ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Në Shqipëri natyrisht që ka të interesuar për një trajner që është shpallur kampion e nënkampion me Tiranën. Partizani po mendon një rikthim të tij, por raportet e 47 vjecarit me skuadrën e vendlindjes Teutën e bëjnë klubin bregdetar favorit për të siguruar shërbimet e tij. Sidoqoftë, asnjë kontakt deri tani, pritet vetëm ndarja nga Ballkani e pastaj do të happen lojërat.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI