Flash

Atentati në Rinas: Kamerat nuk filmuan, rruga nga Nikla pa energji elektrike

Lapsi.al 12 November 2025
Atentati në Rinas: Kamerat nuk filmuan, rruga nga Nikla pa energji

Zbardhen detaje të reja nga atentati pranë aeroportit të Rinasit, ku e ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, si edhe u plagos agjenti i Mbikëqyrjes Policore Muçi Shaljani allias Sheqeri.

Grupi hetimor deri më tani ka konkluduar se autorët të cilët lëviznin me një mjet tip ‘Toyota’ janë nisur nga zona e Niklës në drejtim të aeroportit të Rinasit për të finalizuar atentatin mafioz dhe dyshohet se kanë pasur “dorë” në fikjen e energjisë elektrike.

Burime bëjnë me dije për "Shqiptarja.com" se rruga që kanë përshkruar nga Nikla drejt Rinasit dhe më pas në kthim, nuk ka pasur energji elektrike, që bën të dyshosh se ata a e kanë bërë për të humbur gjurmët.

Dyshohet se atentatorët kanë pasur informatorë që në Spanjë, por edhe brenda aeroportit të vetëm në vendin tonë. Avioni me të cilin udhëtonte Dani dhe miku i tij është vonuar me disa orë. Linja ka patur për të ardhur në Shqipëri në orët e para të mëngjesit, por më pas udhëtimi është shtyrë për në drekë.

Në mjetin Toyota, njëri ka qenë shoferi dhe 3 të tjerët qitësit. Makina "Toyota" ka pritur ekzaktësisht 10 minuta në rrethrrotullimin e Rinasit e ndaluar. Sapo mjeti luksoz i Danit është afruar, autorët kanë qëlluar me breshëri ndaj tyre. Njëri prej tyre ka zbritur nga makina, i maskuar dhe me kapele, dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të Benzit me qëllim që të sigurohej që krahu i djathtë i Shullazit të vdiste.

Më pas, ata janë larguar në drejtim të së njëjtës zonë nga erdhën për të djegur më pas mjetin, brenda të cilit u gjetën 4 armët e përdorura në atentat, 3 kallashë dhe një pistoletë. Nga verifikimet që janë kryer nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me autoritetet greke, rezulton se targat e mjetit që përdorën autorët janë vjedhur një vit më parë në Greqi, një skemë kjo që po përdoret shpesh në ngjarjet kriminale.

Grupi hetimor, ende nuk ka përcaktuar nëse makina është e vjedhur apo jo, pasi numri i shasisë nuk është rikuperuar për shkak të dëmtimit nga zjarri.

Po ashtu, po verifikohet për të gjitha mjetet e tjera apo njerëzit që kalojnë disa herë te porta dalëse e aeroportit, ku të skeduar janë ata njerëz që kanë qëndruar më gjatë dhe janë larguar sapo kanë dalë Gilmando Dani dhe Muçi Shaljani.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI