Flash

Ekzekutimi dhe djegia e i ndërtuesit shqiptar në Greqi ende mister për Policinë

Lapsi.al 11 November 2025
Ekzekutimi dhe djegia e i ndërtuesit shqiptar në Greqi ende mister

Ekzekutimi i ndërtuesit shqiptar, 27-vjeçarit Sulo Halili nga Tepelena, i cili u gjet i lidhur në pranga, i vrarë dhe i djegur brenda një makine të vjedhur në Skourta, Beoti, mbetet një mister për policinë e Greqisë.

Familjarët kishin njoftuar humbjen e tij prej datës 4 nëntor, tre ditë para se një bari i zonës të njoftonte për makinën e djegur dhe brenda saj të gjendej i riu nga fshati Beçisht.

Hetimi i Departamentit të Vrasjeve është në kulmin e hetimeve të tij, pas rezultateve të testit të ADN-së, i cili zbuloi se viktima është ndërtuesi 27-vjeçar shqiptar i zhdukur nga Halkida.

Autoritetet thanë se Halili është një banor i Halkidës, i martuar dhe pa fëmijë, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 4 nëntori. Para zhdukjes ai kishte telefonuar familjarët që po shkonte për në banesë.

Zëdhënësja e Policisë Helenike, Constantia Dimoglidou, deklaroi se viktima nuk ishte i njohur për policinë, pasi nuk kishte precedentë të regjistruar.

“Ai nuk kishte qenë shqetësim për Policinë Helenike në të kaluarën”, tha ajo.

Pyetja thelbësore është se kush dhe pse vrau pa mëshirë një ndërtues të ri dhe i pa skeduar penalisht. Autoritetet po përpiqen ta zgjidhin krimin duke profilizuar viktimën. Pista e mundshme mbetet ajo e ndonjë konflikti apo hakmarrjeje.

Konkretisht, ata po kërkojnë të zbulojnë nëse ai kishte ndonjë mosmarrëveshje me dikë dhe nëse ishte kërcënuar. Policia po shqyrton gjithashtu postimet në profilin e tij personal në TikTok dhe aplikacione të tjera, për të përcaktuar me kë po fliste dhe nëse kishte ndonjë takim në ditën e zhdukjes së tij.

Sipas autoriteteve, në trupin e 27-vjeçarit u gjet një fragment plumbi, ndërsa policia vlerëson se autorët e kanë vrarë atë dhe më pas i kanë vënë flakën trupit.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI