Flash

Meghan Trainor trondit fansat me pamjen e saj: Kush është kjo?

Lapsi.al 10 November 2025
Meghan Trainor trondit fansat me pamjen e saj: Kush është kjo?

Këngëtarja e hitit “All About That Bass”, Meghan Trainor, mahniti të pranishmit në “Baby2Baby Gala 2025” në Los Angeles, ku u shfaq me një fustan  nga Alin Le Kal.

Pamja e saj e re shkaktoi reagime të shumta në rrjete sociale. “Kush është kjo? Seriozisht?”, shkroi një përdorues në X (ish-Twitter), ndërsa një tjetër komentoi me humor: “Meghan shkoi te trajneri.”

Megjithatë, pati edhe nga ata që e kritikuan, duke kujtuar tekstet e saj të dikurshme për pranimin e trupit. “E njëjta grua që tha ‘I won’t be no stick figure silicone Barbie doll’”, shkroi një komentues.

Në fillim të këtij viti, fituesja e “Grammy” zbuloi se kishte bërë implant dhe ngritje gjoksi pas lindjes së dy fëmijëve dhe humbjes në peshë. Ajo pranoi gjithashtu se po përdorte ilaçin Mounjaro — një medikament për diabet që është bërë i njohur për efektet në humbjen e peshës — së bashku me bashkëshortin e saj, aktorin Daryl Sabara.

“Kam punuar me një dietologe, kam ndryshuar mënyrën e jetesës, kam filluar të stërvitem rregullisht dhe, po, kam përdorur edhe ndihmën e shkencës,” tha ajo në Instagram.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI