Flash

Jonathan Bailey sqaron zërat për “largimin” nga aktrimi

Lapsi.al 10 November 2025
Jonathan Bailey sqaron zërat për “largimin” nga aktrimi

Jonathan Bailey, i shpallur së fundmi si “Burri më seksi në botë” nga revista PEOPLE, ka sqaruar deklaratat e tij rreth një pauze të planifikuar nga aktrimi.

Në një intervistë për Esquire U.K., aktori 37-vjeçar tha se planifikon të rikthehet në aktrim pas një periudhe pushimi në vitin 2026, kohë që do ta përdorë për t’u fokusuar tek fondacioni që ai vetë drejton, The Shameless Fund — një organizatë që synon të mbështesë komunitetin LGBTQ+ në luftën kundër diskriminimit dhe paragjykimeve.

Bailey shpjegoi se gjatë turneut promovues të filmit Jurassic World Rebirth, vendosi të tërhiqej përkohësisht nga dy projekte filmike për t’u përqendruar plotësisht tek fondacioni.

“Bëra një intervistë ndërsa po udhëtoja me biçikletë mes Romës dhe Pisës, por interneti më ndërpritej vazhdimisht,” – tregoi ai me humor. “Nga kjo doli një keqkuptim, dhe u shkrua sikur unë kisha hequr dorë nga aktrimi. Në fakt, doja të tregoja se vitin tjetër do të rikthehem.”

Bailey themeloi The Shameless Fund në qershor të vitit 2024, dhe synon ta kthejë atë në një platformë ndërkombëtare ndikimi dhe solidariteti. Ai ka folur shpesh për dëshirën për ta zgjeruar këtë iniciativë dhe për ta kthyer në një “burim gëzimi dhe aktivizimi”, përveç mbledhjes së fondeve.

Ndërkohë, actor pritet të rikthehet në ekran me rolin e tij në filmin “Wicked: For Good”, që do të shfaqet në kinema më 21 nëntor, si dhe në sezonin e katërt të serialit Bridgerton, që do të publikohet në janar në Netflix.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI