Flash

Dalin exit-pollet e para: Kush e fiton Prishtinën, Pejën e Gjakovën

Lapsi.al 9 November 2025
Dalin exit-pollet e para: Kush e fiton Prishtinën, Pejën e

Mbyllet procesi i votimit pë zgjedhjet lokale në 18 komunat në Kosovë, të cilat në raundin e parë dolën në balotazh. Sipas të dhënave të KQZ, me mbylljen e zgjedhjeve në orën 19:00, nga 18 komunat që shkuan në balotazh, vetëm në Mitrovicë të Jugut dhe në Junik pati pjesëmarrje më të madhe në votime sesa në rundin e parë.

Ndërkohë, komunat që zhvilluan balotazh janë: Prishtina, Prizreni, Peja, Juniku, Dragashi, Gjakova, Kaçaniku, Fushë Kosova, Mitrovica e Jugut, Rahoveci, Suhareka, Gjilani, Vitia, Vushtrria, Obiliqi, Klina, Mamusha dhe Kllokoti.

LVV pritet të fitojë në Gjilan e Fushë Kosovë

Sipas exit poll-eve të publikuara, kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, pritet të fitojnë në Gjilan dhe Fushë Kosovë.

LVV-ja ka qeverisur edhe mandatin e kaluar në Gjilan me kandidatin aktual, Alban Hyseni, ndërkaq Fushë Kosova që nga përfundimi i luftës është qeverisur nga LDK-ja.

Kandidati i LVV-së për Fushë Kosovë është Valon Prebreza.

Exit poll-et: LDK fiton Prishtinën

Sipas tre exit poll-eve, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës parashihet që të udhëheqë edhe për një mandat me kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën.

Rama u përball në Prishtinë në rundin e balotazhit me Hajrulla Çekun e Lëvizjes Vetëvendosje.

Exit poll-et: Gjakova vazhdon me Gjinin

Sipas tre exit poll-eve, Adrian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës parashihet që të fitojë edhe një mandat në Gjakovë.

Në raundin e balotazhit ai u përball me Adrian Golën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Exit poll-et: Pejën e fiton LDK, Gazmend Muhaxhiri

Kryetari aktual i Pejës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Gazmend Muhaxhiri, parashikohet të fitojë edhe një mandat.

Kundërshtari i tij ishte Taulant Kelmendi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Kavajë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në fshatin Sinaballaj, ku si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit, është goditur për vdekj...

19:49

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI