Flash

Aksident në Lezhë-Milot/ Përplasen dy mjete, humbin jetën shoferi dhe pasagjeri

Lapsi.al 8 November 2025
Aksident në Lezhë-Milot/ Përplasen dy mjete, humbin jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 01:30, në aksin rrugor Lezhë–Milot, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën. Mësohet se në aksident janë përfshirë automjeti me drejtues shtetasin A. Gj dhe automjeti me drejtues shtetasin R. H., 66 vjeç.

Si pasojë e përplasjes së fortë kanë ndërruar jetë shtetasi R. H. dhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e tij, shtetasi A. H., 52 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak i aksidentit është pozicionimi i gabuar në karrexhatë i automjetit me drejtues shtetasin A. Gj., 33 vjeç, i cili rezultoi në gjendje të dehur.

Skaq, 33-vjeçari është arrestuar në flagrancë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI