Flash

Sylvinho thërret 25 lojtarë, por jo Mehmetin e Muçin: lista kundër Andorrës e Anglisë

Lapsi.al 7 November 2025
Sylvinho thërret 25 lojtarë, por jo Mehmetin e Muçin: lista
Tekniku i Kombëtares Sylvinho ka shtuar numrin e lojtarëve të seleksionuar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese, në krahasim me ato të grumbulluar në tetor, por sërisht ka lënë jashtë Anis Mehmetin dhe Ernest Muçin. Tekniku brazilian ka publikuar listën e lojtarëve të përzgjedhur për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë, ku synohet kualifikimi në playoff të Kupës së Botës. Tekniku kuqezi ka përzgjedhur 25 futbollistë për dy ndeshjet e fundit kualifikuese. Asnjë ndryshim nga të përzgjedhurit e një muaji më parë kundër Serbisë dhe Jordanisë, por këtë herë janë rithirrur edhe Indrit Tuci, që mungonte nga kohët e Nations League dhe Adrion Pajaziti, që në tetor ishte i dëmtuar. Të tjerët janë të gjithë aty, nga kapiteni Gjimshiti, te Hysaj e Mitaj. Në mesfushë dy lojtarët e Lecce Berisha e Ramadani, por edhe të zakonshmit Asllani, Laçi e Bajrami.

Lexo më tej: Sylvinho mesazhi nga Mancini dhe efekti i fitores me Serbinë: “Ndihem shqiptar”

Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të luhet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45. Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.

Lista e plotë:

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI