Flash

Pacolli: Ju tregoj ç’ndodhi në takimin me Ramën dhe “përplasja” me Ballukun

Lapsi.al 7 November 2025
Pacolli: Ju tregoj ç’ndodhi në takimin me Ramën dhe

Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli thotë se nuk ka komunikuar asnjëherë me kryeministrin Edi Rama përpara se të merrte koncesionin e aeroportit të Vlorës për këtë çështje.

“Rama ishte në firmosjen e koncesionit. Asnjëherë nuk kam biseduar më herët me Ramën për këtë çështje. Këtë jua garantoj. Unë as me zonjën Balluku nuk kam biseduar më pas nëse do të ishim ne. I vetmi takim ka qenë ai me turkun ku unë kam ndenjur 10 minuta dhe kam dalë jashtë” – tha Pacolli në një intervistë në emisionin “Opinion”.

Ai ka folur edhe për takimin e muajit korrik me Ramën në zyrën e këtij të fundit ku e pranishme ishte edhe zv.kryeministrja Belinda Balluku. Pacolli mohoi që në këtë takim të kishte pasur përplasje me Ramën ndërsa pranoi tensionin me Ballukun.

“Ai takim ka qenë i thirrur nga kryeministri. Unë kam shkuar me vëllain tim. E kam informuar kryeministrin për mbarëvajtjen e punëve. Problem ka qenë një hangar, për të cilin një firmë italiane insiston që ne ta bëjmë sa më shpejt që ata ta shfrytëzojnë për shërbimet e avionëve.

Por ai hangar është jashtëzakonisht i kushtueshëm sepse duhet të hyjnë dy aeroplanë të mëdhenj dhe kostoja e tij është diku mbi 20 milionë. Aty i thashë kryeministrit se hangari do të behet, por duhet të ketë durim sepse ne nuk mund ta përballojmë tani.

Tension me Ballukun në mbledhje? Ka pasur një rast. Ajo ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes dhe përfundimin në kohë të punimeve dhe mua ma lëshoi një fjalë se nuk ka mbajtur dot premtimin përballë italianëve për hangarin. Unë i kam thënë që hangari do të bëhet, por unë nuk mund ta marr përsipër edhe këtë investim. Ishte dhe momenti kur unë kisha mësuar për këtë skandalin që më ka bërë partneri tjetër.

Askush në atë takim nuk është marrë me përqindjen e aksioneve. As Rama, as Balluku. Absolutisht jo, por në atë kohë unë e kam informuar se ka ndodhur një gjë e tillë. Më kanë thënë se transferimi i aksioneve duhej të bëhej me lejen e ministrisë që ajo drejton. Ajo leje nuk është dhënë asnjëherë.

Dola i nervozuar? Jo. Atë ditë kam qenë edhe i sëmurë. Kam pasur tension të lartë të gjakut. E kam lënë vëllain të bisedojë aty dhe kam dalë poshtë. Kam pritur sepse nuk po e gjeja makinën në moment. Kam marrë dy tabletat e mia që i mbaj në makinë. Ky ka qenë shqetësimi” – tha Pacolli. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI