Flash

Berisha: Platformë parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave!

Lapsi.al 7 November 2025
Berisha: Platformë parlamentare para ndërtesës së

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar hapjen e një platforme parlamentare para Këshillit të Ministrave. Sipas tij, ky hap vjen për shkak se në Kuvend nuk po lejohet që deputetët të flasin, ndërsa tha se tani nuk vijnë në interpelancë as ministrat.

“As ministrat nuk paraqiten në interpelanca. Në këto kushte do ti sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave.

Aty deputetet e opozitës, qytetarët të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet denoncimet”, tha Sali Berisha.

Ai theksoi se “kjo nuk do të thotë bojkot, por opozita do të zhvillojë betejën edhe brenda parlamentit”.

Pjese nga deklarata e Sali Berishes

Narkomazhoranca apo pseudomazhoranca ka kaluar në ekstrem.

Në parlament nga 9 seanca të zhvilluara, me gjithë angazhimin më serioz të opozitës në çdo komision, në çdo seancë, ju jeni dëshmitarë se opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë, çka do të thotë de facto asgjësim i parlamentit dhe parlamentarizmit.

Çka do të thotë shkelmim i Kushtetutës, rregullores së parlamentit, rendit kushtetues të vendit.

Çka do të thotë mohim i të drejtave të opozitës. Plas çdo skandal, jo tanimë kryeministri, por as ministrat nuk paraqiten në interpelancë.

Në këto kushte do i sugjeroj grupit parlamentar dhe partisë që opozita të hapë platformën parlamentare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave dhe aty deputetët e opozitës, qytetarët, të paraqesin në fjalimet e tyre të gjitha mendimet, propozimet, denoncimet.

Pas 9 seancash, opozita është lejuar të debatojë vetëm një ditë në parlament.

Atëherë ne kalojmë në debat me qytetarët.

Kjo përbën një hap të domosdoshëm për t’iu përgjigjur represionit në parlament të opozitës, të pluralizmit, shkelmimit të ligjeve, të Kushtetutës, në funksionimin e këtij institucioni.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI