Flash

Xhafaj: Italia miratoi reformë në drejtësi njësoj si modeli shqiptar

Lapsi.al 6 November 2025
Xhafaj: Italia miratoi reformë në drejtësi njësoj si modeli

Fatmir Xhafaj tha sot në Kuvend se edhe Italia në reformën e fundit që bëri në drejtësi, ka ndjekur modelin shqiptar të ndarjes në dy këshilla.

"Disa kolegë gjatë debateve, nisur nga motive e interesa të ndryshme, kanë pretenduar se reforma e vitit 2016 ka dështuar ose se disa zgjidhje institucionale, si ndarja në dy këshilla Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë ishin të gabuara. Madje u përmend në seancën e kaluar edhe reforma e miratuar së fundmi në Itali si shembull që ne duhet ta ndjekim!! Por faktet flasin krejt ndryshe! Italia, pas një debati prej tri dekadash, vetëm para një jave, ka miratuar një reformë kushtetuese që përkon pothuajse plotësisht me modelin shqiptar të vitit 2016. Edhe Italia po ndan sot sistemin e qeverisjes së drejtësisë në dy këshilla të veçanta një për gjyqësorin dhe një për prokurorinë – me përbërje të përzier nga magjistratë dhe jomagjistratë, pra pothuajse me të njëjtin koncept institucional që ne vendosëm tetë vite më parë", deklaroi Xhafaj.

Deputeti socialist që udhëhoqi Komisionin e Posacëm të Reformës në Drejtësi, shtoi me tej se ky zhvilim në Itali konfirmon që arkitektura shqiptare e drejtësisë ka qenë e mbështetur në një vullnet e vizion të qartë dhe në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare.

"Debati i bërë në Italinë fqinje, argumentat e sjella atje dhe në fund, vetë miratimi i atij projekti provoj edhe përmes shembullit më të ri të Italisë, një ndër vendet më me peshë në BE, se ne kishim shumë të drejtë në zgjidhjet e dhëna, se arkitektura e re e sistemit është në standartet e kohës dhe se modeli ynë është tashmë një eksperiencë e mirë jo vec për vende të ngjashme me ne, por edhe për vende shumë më të përparuara, me demokraci e shtet të së drejtës të konsoliduar si Italia. Ndaj e kam thënë dhe e ritheksoj, arkitektura institucionale e sistemit e dizenjuar nga reforma në drejtësi është në përputhje me standartet më të mira europiane. Në bindjen time problemet e sfidat që ka sot sistemi nuk lidhen drejtëprsëdrejti me projektin kushtetues apo ligjet themelore të reformës, por me zbatimin praktik të tyre, te cilësia e menaxhimit dhe kultura institucionale brenda vetë sistemit", deklaroi më tej Fatmir Xhafaj.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI