Flash

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Rreziku rus/ Polonia nis programin e trajnimit ushtarak për 400 mijë qytetarë

Lapsi.al 6 November 2025
Rreziku rus/ Polonia nis programin e trajnimit ushtarak për 400 mijë

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Polonia po përgatitet të nisë një program të ri trajnimi ushtarak këtë muaj. Programi, i quajtur "Gjithmonë të Gatshëm", është pjesë e planeve më të gjera për të trajnuar 400,000 qytetarë deri në vitin 2026. Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaë Kosciniak Kamysz, tha se programi, të cilin ai e quajti “trajnimi më i madh mbrojtës në historinë e Polonisë", do të jetë i disponueshëm për të gjithë qytetarët polakë. Kjo nisur nga fëmijët e shkollës fillore deri te pensionistët e moshuar.

Polonia, e cila ndan një kufi prej rreth 530 kilometrash me Ukrainën, ka rritur ndjeshëm shpenzimet e saj ushtarake që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Polonia aktualisht shpenzon më shumë nga PBB-ja e saj për mbrojtje sesa çdo anëtar tjetër i NATO-s dhe është bërë fuqia e tretë më e madhe ushtarake në aleancën transatlantike. Ministri polak tha gjithashtu se buxheti i mbrojtjes i vendit do të arrijë në 4.8% të PBB-së së saj vitin e ardhshëm.

"Po jetojmë në kohët më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore. Një luftë po zhvillohet përtej kufijve tanë, ka sabotim në Detin Baltik dhe beteja në hapësirën kibernetike", tha Kosciniak-Kamisz.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Czeszary Tomczyk tha se qeveria shpreson të trajnojë 100,000 njerëz deri në fund të vitit. Wisłaë Kukulka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Polonisë, tha se qëllimi i programit është të forcojë qëndrueshmërinë e qytetarëve dhe komuniteteve polakë, si dhe të forcojë disponueshmërinë, gatishmërinë dhe aftësinë e rezervave ushtarake. Si pjesë e programit, qytetarët polakë do të ndjekin një kurs bazë sigurie, trajnim mbijetese, trajnim mjekësor dhe kurse sigurie kibernetike. Kosyniak Kamis tha se ukrainasit e gjetën veten të papërgatitur kur Rusia pushtoi në vitin 2022.

"Gjatë katër viteve të luftës, ata i fituan këto aftësi. Por në kohën kur shpërtheu lufta, këto aftësi kritike reagimi mungonin. Ne duhet të jemi të gatshëm për çdo skenar", tha ai.

Mediat e huaja shkruajnë se iniciativa u njoftua fillimisht nga Kryeministri Donald Tusk në mars, me qëllim ndërtimin e një ushtrie reserve. Kjo duke pasur parasysh shqetësimet e shtuara të sigurisë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe armiqësisë në rritje të dukshme ndaj anëtarëve të NATO-s, përfshirë Poloninë. Ushtria polake aktualisht numëron 216,000 ushtarë, një numër që pritet të rritet me një të tretën gjatë dekadës së ardhshme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI