Flash

Pacolli e pranon: Aeroporti i Vlorës nuk do nisë nga puna në 1 mars 2026

Lapsi.al 6 November 2025
Pacolli e pranon: Aeroporti i Vlorës nuk do nisë nga puna në 1

Biznesmeni nga Kosova Behgjet Pacolli konfirmoi sot se Aeroporti i Vlorës nuk do të jetë në funksion në 1 mars kur është edhe afati i përcaktuar sipas kontratës me qeverinë shqiptare. Në një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan ai tha se punimet do të jenë kryer, por operimi i tij do të shtyhet për shkak të përplasjeve mes aksionerëve dhe një vendimi të Gjykatës.

“Në datën 1 mars nuk është reale që të fluturojnë, por aeroporti do të kryhet ashtu siç e sheh kontrata në shkurt të vitit të ardhshëm”, tha Pacolli.

Sipas tij, ndërtesat do të jenë të mbaruara komplet, por për shkak të një mase siguruese nga gjykata, entiteti Vlora International Airport (VIA) nuk mund të punojë për të siguruar operimin e fluturimeve.

“Ka një masë siguruese që u lëshua para disa javëve, që totalisht e ka bllokuar mbarëvajtjen e VIA-s, e aeroportit të Vlorës. Punimet vazhdojnë, por entiteti VIA, duhet të bëjë stafin, duhet ta trajnojë, duhet të instalojë sistemin informatik, duhet të bëjë të gjitha përgatitjet, duhet të bëjë kontratat me kompanitë ajrore. Tash për tash janë të bllokuara, askush nuk guxon të bëjë diçka, madje as ata punëtorë që kanë qenë të paguar nga VIA, pagat nuk i marrin”, tha Pacolli.

Ai theksoi se nuk e kupton se si gjykata e ka caktuar një masë të tillë siguruese.

“Në botën e civilizuar ekzistojnë masat siguruese, por siguruesi duhet të depozitojë një shumë goxha të madhe nëse dëmtohet pala tjetër. Domethënë gjykatësi duhet ta shpërblejë me atë masë. Masa që është lëshuar dhe bllokohet një entitet shtetëror, një entitet publiko-privat, më i madhi në Shqipëri që ka ndodhur deri tani për mua nuk është reale dhe si kanë menduar ta bëjnë atë unë nuk e di”, u shpreh ai.

Pacolli tha se nuk e di sa do të zgjasë kjo situatë, por theksoi se sa më shumë zgjat masa siguruese “aq do e shtyjë mundësinë për hapjen e aeroportit”.

Më 31 tetor 2025, për afro 4 orë, biznesmeni Behgjet Pacolli është marrë në pyetje në Prokurorinë e Tiranës, lidhur me konfliktin e lindur mes tij dhe ortakut të tij, Valon Ademi, për koncesionin e aeroportit të Vlorës.

Për këtë investim, ku sipërmarrësi Pacolli pretendon se ka 98% të aksioneve nëpërmjet kompanisë së tij “Mabco Construction S.A.”, Prokuroria e Tiranës mësohet se ka regjistruar procedim penal për veprën penale të mashtrimit me pasoja të rënda dhe mashtrimit kompjuterik.

Ky procedim penal është regjistruar mbi bazën e dy kallëzimeve, si nga ana e Pacollit, ashtu edhe nga Ademi, i cili pretendon se zotëron 49% të aksioneve përmes kompanisë “2A Group”.

Prej javësh, prokuroria po merr në pyetje persona lidhur me hetimet, por ende nuk ka persona nën hetim. Pavarësisht konfliktit mes ortakëve, Pacolli tha se mosmarrëveshjet nuk do të pengojnë përfundimin e aeroportit.

Mosmarrëveshjet mes dy ortakeve kanë çuar në pezullimin e aktivitetit të shoqërisë “Vlora International Airport”, nga Gjykata e Tiranës. /tvklan.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI