Flash

Sydney Sweeney thyen heshtjen pas akuzave për reklamën e saj

Lapsi.al 4 November 2025
Sydney Sweeney thyen heshtjen pas akuzave për reklamën e saj

Aktorja e njohur e serialit Euphoria, Sydney Sweeney, ka thyer heshtjen pas polemikave që shpërthyen rreth reklamës së saj për markën American Eagle, e cila u akuzua nga disa fansa si “propagandë naziste”.

Në një intervistë për revistën GQ, Sweeney u pyet nëse ishte e befasuar nga reagimet e forta që mori fushata, por ajo e mori me sportivitet: “Bëra thjesht një reklamë për xhinse. Po, reagimi më befasoi, por... unë i dua xhinset!” – u shpreh ajo me një buzëqeshje.

Aktorja  theksoi se pranoi pjesëmarrjen në fushatë sepse është një adhuruese e madhe e xhinseve. “Gjithçka që vesh janë xhinse. Jam çdo ditë me xhinse dhe bluzë të thjeshtë”, shtoi ajo.

Gjatë intervistës, Sweeney foli edhe për reagimin e ish-presidentit Donald Trump, i cili e kishte përgëzuar publikisht për spotin, duke e quajtur “fantastik”. “Ishte diçka surreale,” tha aktorja, duke shtuar se nuk e kishte menduar fare nga ajo këndvështrim.

Sweeney pohoi gjithashtu se nuk u ndikua nga kritikat në rrjete sociale, pasi gjatë asaj kohe ishte e zënë me xhirimet e sezonit të fundit të Euphoria. “Punoj nga 16 orë në ditë dhe e lë telefonin mënjanë. Nuk kam parë shumë nga ajo që po ndodhte,” tregoi ajo.

Reklama e famshme kishte shkaktuar debat në rrjete sociale për shkak të një loje fjalësh mes “genes” (gjenet) dhe “jeans” (xhinset), teksa Sweeney, me flokë të verdhë dhe sy blu, fliste për trashëgiminë gjenetike dhe përfundonte me frazën “My jeans are blue”.

Pas kritikave, që erdhën edhe nga figura si Doja Cat dhe Lizzo, Trump reagoi duke e lavdëruar aktoren dhe duke thënë se ajo ishte “fantastike” — ndërsa mediat raportuan se Sweeney është një republikane e regjistruar.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI