Flash

Lubonja: Akuza ndaj Ballukut zhvesh Ramën lakuriq

Lapsi.al 4 November 2025
Lubonja: Akuza ndaj Ballukut zhvesh Ramën lakuriq

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Log.” në News24, ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe hetimin nga SPAK ndaj zv.kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Sipas Lubonjës, rasti ngre shumë pikëpyetje serioze për integritetin e qeverisë dhe përgjegjësinë politike të kryeministrit.

“Ka shumë pikëpyetje rreth këtij rasti. Akuza ndaj Ballukut për 50 milionë euro të marra, njeriu dy i qeverisë, në një farë mënyre e zhvesh fare lakuriq kryeministrin në kuptimin e asaj që thotë ‘hanë kumbulla pas meje’. Tani del dhe kjo dhe është shumë për t’u mbrojtur. Moralisht është e rëndë për qeverinë,” u shpreh Lubonja.

Ai shtoi se nëse pretendimet për përfitime korruptive janë të vërteta, atëherë kemi të bëjmë me korrupsion politik në nivelet më të larta të qeverisjes.

“Unë sot ngre pyetjen kryesore: Balluku ato 50 milionë që i ka dhënë asaj kompanisë turke i ka bërë në kokë të vetë, pa përmendur që kanë shkuar bashkë me kryeministrin atje në Turqi? Këtu kemi të bëjmë me korrupsion politik. Sarkozy për gjëra të tilla është arrestuar, se ka marrë ca para nga Libia,” tha ai.

“Nëse ky akt do shkojë deri në fund, deri te kryetari i qeverisë, do kemi drejtësi. Nëse jo, do ketë dyshime gjithmonë: mos ja ka bërë grupi i Veliajt, apo mos Rama do ta heqë se ajo i ka thënë ‘palloshi i gjatë’, etj,” tha analisti.

Sipas Lubonjës, Partia Demokratike duhej të kërkonte dorëheqjen e Ballukut, ashtu siç kishte vepruar më parë me figura të tjera të mazhorancës, por kjo nuk po ndodh për shkak të interesave të ndërsjella që lidhen me strukturën oligarkike të ngritur prej vitesh nga të dy krahët politikë.

“Duhej të kërkohej dorëheqja e Ballukut, sepse edhe kur protestuan për Veliajn, kërkohej dorëheqja e Ramës. Tani që çështja është te Balluku, Berisha ka thënë jo. Intuita ime më thotë se padyshim sistemin e kanë ngritur bashkë oligarkia që bashkëpunonte me të dyja partitë, që secila kishte oligarkët e vet,” deklaroi Lubonja.

Ai shtoi se mund të ketë ndërveprime të fshehta mes interesave ekonomike të afërta me Berishën dhe lidhjeve të tyre me Ballukun, që mund të kenë ndikuar në vendimin e opozitës për të mos reaguar ashpër ndaj saj.

“Ndoshta një nga oligarkët e Berishës, që i ka bërë ndere por ka marrë ndere nga Balluku, për hir të atyre ndereve i ka thënë: ‘Mos i bini shumë në qafë kësaj’. Kjo provon tezën se partitë e kanë ndërtuar sistemin oligarkik bashkë,” theksoi analisti.

Lubonja argumentoi se sistemi politik në Shqipëri ka pësuar një mutacion të thellë nën drejtimin e Edi Ramës, pasi sipas tij, ndryshe nga më parë, tashmë mungon rotacioni politik, që ishte një element i brendshëm i ekuilibrit të këtij sistemi.

“Ky sistem ka pësuar një mutacion me Ramën, sepse më parë nënkuptonte rotacion politik. Mutacioni që ka ndodhur është se tani nuk ka më rotacion,” përfundoi Lubonja./BW

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI