Flash

Pensionistët do marrin nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë bonus fundviti

Lapsi.al 3 November 2025
Pensionistët do marrin nga 10 mijë deri në 20 mijë lekë

Pensionistët edhe këtë fundvit do të marrin të njëjtin bonus si vitin e kaluar. Ministri I Financave Petrit Malaj në Komisionin e Ligjeve gjatë prezantimit të Aktit Normativ për rishikimin e tretë të buxhetit të shtetit tha se 97 milionë euro do të shpërndahen për rreth 750 mijë pensionistë sipas dy kategorive sërish. Ndërsa një përgjigje kishte edhe për pyetjen e deputetëve për rritjen e pensioneve.

“Kush ka pension deri ne 20 mijë lekë do të marrin 15 mijë lekë, dhe kush ka pension mbi 20 mijë lekë do të marrin bonus fundviti 10 mijë lekë”, shprehet Petrit Malaj, ministër i Financave.

Deri në fund të mandatit pensioni minimal do të jetë 200 euro, dhe ai mesatar 400 euro. Jemi duke punuar me ministrinë e Ekonomisë për rritjen e pensioneve, dhe besoj se përgjigjet do ti merrni në buxhetin e vitit 2026”

Ministri gjithashtu shpjegoi edhe për sasinë e parave të shpërndara nga ky Akt Normativ edhe për Alb Controllin.

“Çështja e albcontrol po trajtohet në arbitrazh, ndërsa Albcontrol të ardhurat e saj i merr përmes një llogarie që është jashtë territorit të Shqipërisë, nga Eurocontrol, duke qenë se kjo llogari është përkohësisht e bllokuar për shkak të proceseve gjyqësore që po bëhen, qeveria edhe për shkak të rëndësisë kombëtare të Albcontrol, e mbështet në aspektin buxhetor dhe kur të ketë një zgjidhje për atë çështje do na kthehen paratë që i kemi dhënë kësaj shoqërie”, shtoi Malaj.

Ndërsa buxheti për vitin 2026 pritet të publikohet teksa ka kaluar tashmë në Këshillin e Ministrave për miratim. Ky buxhet do të jetë më i madhi në historinë e buxheteve ndërsa një vëmendje të rëndësishme këtë herë do të marrë edhe bujqësia. Pas miratimit nga ky organ buxheti do të kalojë në Komisione për të vijuar më tej miratimin në parlament. Burime bëjnë me dije se socialistët kanë rënë dakord që në 19 nëntor të diskutohet në parim në parlament dhe më 11 dhjetor nen për nen.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI