Flash

Diplo trondit fansat: “Kam dalë me Katy Perry dhe Justin Trudeau”

Lapsi.al 3 November 2025
Diplo trondit fansat: “Kam dalë me Katy Perry dhe Justin

lDJ i njohur amerikan, Diplo, ka habitur fansat me një deklaratë  gjatë paraqitjes së tij në podkastin “Smart Girl Dumb Questions”.

Gjatë bisedës me moderatoren Nayeema Raza, artisti foli për provincën kanadeze Quebec, duke e përshkruar si “një vend i nxehtë”.

Kjo bëri që moderatorja të përmendte se “Kanadaja ka një kryeministër tërheqës”, duke iu referuar Justin Trudeau – me të cilin këngëtarja Katy Perry thuhet se po takohet aktualisht.

Në atë moment, Diplo u përgjigj duke i befasuar të gjithë: “Kam dalë me Katy Perry... por edhe me Trudeau,” – tha ai me shaka.

Më pas shtoi: “Ajo ishte një përvojë e çuditshme... nuk jam në pozicionet e duhura për këtë.”

Deklarata e tij bëri menjëherë xhiron e rrjeteve sociale, me shumë fansa që u hutuan nëse ai po fliste seriozisht apo jo. Megjithatë, ekipi i podkastit sqaroi në YouTube se komenti për Trudeau ishte një shaka.

“Haha! Jo, ajo pjesë ishte shaka,” – shkruan administratori i llogarisë zyrtare.

Nëse shaka apo jo për Trudeau-n, një gjë është e sigurt: Diplo dhe Katy Perry kanë pasur një lidhje të shkurtër në vitin 2014. Dyshja u pa së bashku në festivalin Coachella dhe në disa evente muzikore.

Më vonë, në një intervistë me James Corden në vitin 2017, Katy Perry e renditi Diplo-n si “të tretin në listën e dashnorëve më të mirë”, pas John Mayer dhe Orlando Bloom. DJ-ja iu përgjigj me humor në Twitter duke shkruar:

“As nuk e mbaj mend që kemi bërë seks,”

dhe më pas shtoi: “Fitova medaljen e bronztë në Olimpiadën e seksit.”

 

 

Të këshilluara

A$AP Rocky konfirmon martesën me Rihanna?

Reperi A$AP Rocky ka ndezur sërish thashethemet për martesën e tij me Rihanna-n, pasi në një intervistë të re me Perfect Magazine e quajti veten bashkëshorti  i...

16:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI