Flash

Britney Spears fshin Instagram-in pas sjelljeve të çuditshme

Lapsi.al 3 November 2025
Britney Spears fshin Instagram-in pas sjelljeve të çuditshme

Britney Spears ka fshirë papritur llogarinë e saj në Instagram, pas disa javësh në të cilat ka qenë në qendër të vëmendjes për sjellje të çuditshme dhe të paqëndrueshme.

Të dielën, profili i saj nuk ishte më i aksesueshëm, duke shfaqur mesazhin: “Sorry, this page isn’t available to view.” Ndërkohë, llogaria e saj në platformën X (ish-Twitter) vazhdon të jetë aktive.

Ky veprim vjen vetëm pak ditë pasi Spears u filmua duke drejtuar makinën në mënyrë të rrezikshme, teksa kthehej në shtëpi pas një nate jashtë me një shoqe, në fund të muajit tetor.

Në videon e siguruar nga Page Six, 43-vjeçarja shihet duke kaluar vijën ndarëse të rrugës me BMW-në e saj  të zezë, duke bërë manovra të pasigurta që shkaktuan frikë te familjarët dhe fansat.

Megjithatë, menaxheri i restorantit “Red O” në Westlake, Kaliforni, ku Spears kishte darkuar më herët atë mbrëmje, deklaroi se ajo nuk ishte e dehur.

“Ishte shumë e qetë dhe e sjellshme,” – tha Oliver Wynn për Us Weekly.

“Vetëm hëngri diçka, bisedoi me shoqen dhe u largua. Ishte shumë më e sjellshme se shumë të famshëm që kam parë.”

Pas publikimit të videos, Spears reagoi në mënyrë të çuditshme në Instagram, duke shkruar:

“Nëse dikush po pyet, ajo që shihni në video nuk jam unë.” Por më pas, ajo fshiu llogarinë pa dhënë asnjë shpjegim të mëtejshëm.

Sipas burimeve të afërta me familjen e saj, sjelljet e fundit të Spears i kanë kujtuar atyre periudhën e errët të vitit 2007, kur ajo pati një krizë nervore publike, rruajti kokën dhe humbi kujdestarinë e djemve të saj, Sean Preston dhe Jayden James, të cilët i ka me ish-bashkëshortin Kevin Federline.

“Ka shumë shqetësim. Të gjithë duan më të mirën për të, por ajo po merr vendime të këqija,” – tha një burim për Daily Mail.

“Është e frikshme, dhe po diskutohet çfarë mund të bëhet për ta mbrojtur nga vetja.”

Të këshilluara

A$AP Rocky konfirmon martesën me Rihanna?

Reperi A$AP Rocky ka ndezur sërish thashethemet për martesën e tij me Rihanna-n, pasi në një intervistë të re me Perfect Magazine e quajti veten bashkëshorti  i...

16:23

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI