Flash

Mbyllen kutitë në RMV/ BDI: Pati blerje masive të votave

Lapsi.al 2 November 2025
Mbyllen kutitë në RMV/ BDI: Pati blerje masive të votave

U mbyllën në orën 19.00 kutitë e votimit për balotazhin e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut. Zëdhënësi i Aleancës për Integrim Kombëtar (AKI), Arber Ademi, në konferencën për shtyp të mbajtur në selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në Tetovë, denoncoi parregullsi të shumta gjatë fushatës zgjedhore gjatë të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale.

“Pamë blerje masive të votave, asfalt elektoral, betonizim të natës, shfrytëzim të resurseve publike dhe ndërhyrje brutale të shtetit në favor të pushtetit” - deklaroi Ademi.

Ai shtoi se këto dukuri e dëmtojnë rëndë procesin demokratik dhe besimin e qytetarëve në institucionet e vendit. Ademi falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen e tyre dhe mërgatën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj proceseve demokratike në vend.

“Me përfundimin e këtij procesi zgjedhor, dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për çdo qytetare dhe qytetar që dha kontributin e tij demokratik, dhe në mënyrë të veçantë për mërgatën tonë, e cila edhe kësaj radhe dëshmoi përkushtim ndaj vendlindjes,” - tha Ademi.

Ai theksoi se procesi zgjedhor ishte një dëshmi e pjekurisë demokratike dhe se përkushtimi ndaj interesit të përbashkët duhet të jetë udhërrëfyes për të gjitha forcat politike në vend. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI