Flash

Kush po i fiton komunat shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Lapsi.al 2 November 2025
Kush po i fiton komunat shqiptare në Maqedoninë e Veriut

Në komunat e Maqedonisë së Veriut ku u zhvillua balotazhi këtë të diel kanë dalë rezultatet e para. Me 82,91% të votave të numëruara në Tetovë, Bilall Kasami i koalicionit VLEN, prin ndaj kandidatit të AKI-së me gati 4 000 vota më shumë. 

Në qytetin e Strugës, pas përpunimit të 85,15% të vendvotimeve, rezulton se kandidati AKI-së, Arsim Dalipi ka siguruar 10 141 vota, ndërsa kandidati i pavarur Mendi Qyra, ka marrë 10 206 vota.

Kjo tregon një diferencë shumë të vogël në favor të Mendi Qyrës, duke shënuar një avantazh të rëndësishëm për të në këtë fazë të procesit zgjedhor.

Në komunën e Dibrës, me 37,04% të votave të numëruara, kandidati i VLEN Fisnik Mela prin me vetëm 44 vota ndaj kandidatit të pavarur, Ramadan Imerit.

Në qytetin e Kërçovës, pas përpunimit të 56.30 % të vendvotimeve, rezulton se kandidati i BDI, Fatmir Dehari, ka siguruar 5.932 vota, ndërsa kandidati i VMRO‑DPMNE, Aleksandar Jovanovski, ka marrë 7.556 vota. Kjo tregon një diferencë prej 1.624 votash në favor të Jovanovskit. 

Me 57,26 të votave të numëruara në Studeniçan, Ejup Abazi i AKI-së prin ndaj kandidatit të pavarur Azem Sadikut, i cili u perkrah edhe nga VLEN.

Edhe në komunën e Bërvenicës ka garë tepër e ngushtë po zhvillohet mes kandidatëve Haqim Ramadani dhe Jovica Ilievski. Me rreth 87.50 % të votave të numruara, rezultati është: Haqim Ramadani: 3.527 vota ndërsa Jovica Ilievski: 3.427 vota.

Kandidatët janë në pritje të përfundimit të numërimit dhe shpalljes së rezultateve të plota. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI