Flash

Ali Ahmeti pranon humbjen e BDI: Nuk i fituam dot komunat

Lapsi.al 2 November 2025
Ali Ahmeti pranon humbjen e BDI: Nuk i fituam dot komunat

Pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, lideri i BDI-së Ali Ahmeti, deklaroi se koalicioni AKI ka fituar votën popullore dhe komunale me mbi 23 000 vota diferencë, por nuk mundën të marrin kryetarët e komunave.

“Rezultatet janë tashmë të njohura. Ne kemi fituar shumicën e votës popullore në mbarë vendin, apo më mitrë të thuhet të votës kombëtare në këto zgjedhje, me mbi 23 mijë vota më shumë, por nuk kemi arritur të fitojmë garën për kryetar komunash.

Ky është një mesazh që ne e pranojmë. Qytetarët kërkojnë që të rinovojmë mënyrën se si i përfaqësojmë këto vlera në teren. Bashkimet artificiale mund të na sjellin edhe pasoja në të ardhmen. Këto u pasuan me keqpërdorime të resurseve shtetërore dhe shantazhe e presione finaciare mbi votuesit”, - tha Ahmeti.

Ai shtoi se humbjet e disa posteve në nivel komunal do të shërbejnë si një thirrje për analizë të thelluar, për rinovimin e strategjive dhe korrigjimin e çdo mangësie për të ofruar më shumë dhe më mirë për qytetarët.

“Ne do të bëjmë një analizë të thelluar, do të rinovojmë rradhët tona dhe strategjitë tona dhe do të korrigjojmë çdo mangësi për të ofruar më shumë dhe më mirë për qytetarët”, theksoi Ahmeti.

Ahmeti nënvizoi se partia do të përqendrohet në forcimin e strukturave të saj dhe përmirësimin e menaxhimit të politikave lokale, duke synuar një përfaqësim më efektiv dhe shërbime më të mira për komunitetet në të gjithë vendin. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI