Flash

Mjegulla mbulon Kukësin, thirrje për kujdes në qarkullim

Lapsi.al 1 November 2025
Mjegulla mbulon Kukësin, thirrje për kujdes në qarkullim

Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Kukës janë shoqëruar nga mjegull e dendur, që ka mbuluar të gjithë qytetin dhe zonat përreth.

Fenomeni është më i theksuar në pellgun e luginave dhe përgjatë aksit kryesor të Rrugës së Kombit, ku fushpamja është ndjeshëm e kufizuar.

Mjegulla ka përfshirë të gjitha lagjet e qytetit, ndërsa sheshet dhe rrugët kryesore duken të mbuluara nga një perde e trashë mjegulle. Për qytetarët e moshuar, ky fenomen meteorologjik shoqërohet shpesh me vështirësi në frymëmarrje, ndërsa për drejtuesit e automjeteve krijon rrezikshmëri të lartë në lëvizje.

Autoritetet policore kanë bërë apel për kujdes të shtuar në qarkullim, veçanërisht në segmentin Kolsh–Morinë të Rrugës së Kombit. Në pjesën midis ish-uzinës mekanike dhe Kolshit, dendësia e mjegullës është më e madhe, duke e bërë të domosdoshme përdorimin e dritave të mjegullës dhe uljen e shpejtësisë. Policia kërkon nga drejtuesit e mjeteve të ruajnë distancën e sigurisë dhe të shmangin parakalimet e rrezikshme.

Fenomeni i mjegullës është i zakonshëm për rajonin e Kukësit gjatë stinë së vjeshtës dhe muajve të parë të dimrit, për shkak të pozitës gjeografike të qytetit dhe luginave përreth që mbajnë lagështinë e ajrit. Në historikun e motit për këtë zonë, mjegulla ka qenë shpesh prezente në mëngjese, duke ndikuar në lëvizjen rrugore dhe jetën e përditshme të qytetarëve.

Të këshilluara

Gruaja vritet gjatë një grabitjeje në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Greqi, ku një 75-vjeçare është vrarë gjatë një grabitjeje. Mediat helene raportojnë se 75-vjeçarja është gje...

19:15

Albin Kurti: Dy takimet e mia me Fatos Nanon

Nga Albin Kurti/ Kur e mora lajmin për vdekjen e Fatos Nanos, më erdhën në mendje kujtime nga dy takimet që dikur i kam patur me të. Herën e parë në fillim të v...

22:12

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI