Flash

Portieri i Barcelonës nuk telefonon dot Cristiano Ronaldon: "Më thonë të mos e marr”

Lapsi.al 31 October 2025
Portieri i Barcelonës nuk telefonon dot Cristiano Ronaldon: "Më
Wojciech Szczesny është gjithmonë i paparashikueshëm kur gjendet përballë mikrofonëve. Portieri polak i Barcelonës ka treguar gjatë karrierës se nuk i pëlqejnë frazat e zakonshme, duke dhuruar gjithmonë deklarata interesante. Nuk ka bërë përjashtim as në intervistën e fundit, publikuar në profilin zyrtar të katalanasve, kur iu bë një pyetje paksa e veçantë: bashkëbiseduesit e tij donin të dinin cili ishte emri më i rëndësishëm në mesin e kontakteve të tij telefonike. Por pa e telefonuar. Ishte Cristiano Ronaldo.

Kontakti më i famshëm në telefon është Cristiano Ronaldo

“Tek” nuk u mendua gjatë dhe përmendi një ish-shok të njohur të skuadrës gjatë kohës te Juventus. Megjithatë, ndjeu pak siklet me idenë për t’i bërë një telefonatë të papritur: “Kontakti më i famshëm? Po, mund ta telefonoj atë person, por… është vërtet një ide e keqe. Bëhet fjalë për Cristiano Ronaldon.” Kur e shtynë më tej ta bënte, Szczesny nuk u duk shumë dakord me mundësinë për ta shqetësuar portugezin: “Shpresoj me të vërtetë që të mos përgjigjet.”

Szczesny nuk lejohet ta telefonojë Cristiano Ronaldon

Megjithatë, për t’iu përgjigjur pyetjes, portieri tregoi emrin e kontaktit të CR7, duke mbuluar sigurisht numrin e tij të telefonit. Në fund, intervistuesit vendosën ta shmangnin telefonatën, e cila mund të ishte e padëshiruar. Për më tepër, Cristiano ka qenë një rival historik i klubit katalanas në të kaluarën: “Thoni të mos e telefonojmë? Jam dakord, mos e telefonojmë, s’ka nevojë.” Szczesny e njeh shumë mirë Cristiano Ronaldon, me të cilin është përballur fillimisht në Premier League. Më pas, në Itali, të dy kanë ndarë të njëjtin dhomë zhveshjeje te Juventus për tre sezone. Kampioni portugez e gjeti portierin polak në Torino në vitin 2018, duke qëndruar me bardhezinjtë deri në vitin 2021. Pas kësaj erdhi largimi i tij drejt Manchester United, ndërsa Szczesny bëri të njëjtin hap vetëm në vitin 2024, kur u tërhoq nga futbolli dhe më pas ndryshoi mendje për t’u bashkuar me Barcelonën. Dhe pikërisht ky transferim u bë objekt i një batute që shkaktoi diskutime, nga vetë Ronaldo, me rastin e ndeshjes Poloni-Portugali në Nations League: “E pabesueshme, duhej të tërhiqeshe që të shkoje te një skuadër e madhe”, – ishin fjalët e CR7 për Szczesny, që zemëruan tifozët e Juves. Marrëdhënia mes të dyve është shumë e mirë, por Wojciech preferoi të mos e shqetësonte për këtë lojë intervistimi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.68

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI