Flash

Kourtney Kardashian braktis grupin familjar: “Nuk e duroja dot më!”

Lapsi.al 31 October 2025
Kourtney Kardashian braktis grupin familjar: “Nuk e duroja dot

Në episodin e fundit të serialit “The Kardashians”, Kourtney Kardashian zbuloi se është larguar nga grupi familjarpasi nuk duronte më negativitetin e motrës së saj, Khloé Kardashian.

“Thjesht nuk e kontrolloja dot veten,” – tha Kourtney, duke treguar se Khloé kishte filluar të komentonte e të gjykonte çdo postim në rrjete sociale. “Ajo fliste për të gjithë. Unë iu përgjigja: ‘S’kemi kohë për këtë. Lërini njerëzit të jetojnë jetën e tyre!’”

Në rrëfimin për kamerat, 46-vjeçarja tha se përpiqet të limitojë komunikimin me njerëz negativë gjatë ditës.

“Unë dua të përhap vetëm dritë dhe dashuri. Nëse dikush më jep arsye për t’u larguar nga biseda, e bëj menjëherë,” – tha ajo me qetësi.

Por Khloé Kardashian, në një intervistë të sajën në po të njëjtin episod, nuk i mori aspak mirë fjalët e motrës.

“Kush e thotë diçka dhe del nga biseda? Kjo është qesharake,” – u shpreh ajo, duke e quajtur Kourtney “miserable” dhe duke e akuzuar se po projektonte problemet e veta tek të tjerët.

“Ti thua që unë jam negative? Jo, ti je e pakënaqura me jetën tënde. Unë jam shumë e lumtur dhe pozitive. Jetoj një jetë fantastike!” – shtoi Khloé, e irrituar.

Drama mes motrave vjen vetëm një javë pasi Khloé e akuzoi Kourtney-n se e kishte “turpëruar” për mënyrën si vishej, duke i thënë se “gjykon të gjithë, por nuk do që ta gjykojnë”.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI