Flash

Këshilltari i Begajt-GJK: I lejuat vetes shqyrtimin e një akti administrativ

Lapsi.al 31 October 2025
Këshilltari i Begajt-GJK: I lejuat vetes shqyrtimin e një akti

Këshilltari ligjor i Presidentit Bajram Begaj, Ilir Rusmaili i është kthyer keq Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme për shkak se po shqyrton aktin e Presidentit. Në fjalën e tij, Rusmaili ka theksuar se Kushtetuesja i lejoi vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ. Ndërkohë që ka theksuar se Gjykata Kushtetuese po vendosn fatin e një akti administrativ, kur Kushtetuta nuk ua lejon këtë.

"Dekreti i presidentit ka qenë Kushtetues dhe ngelet i tillë edhe sot, për shkak se Kushtetuta dhe jurisprudenca e GJK që janë ende në fuqi sot e kësaj ditë e bënin dekretin kushtetues. Ju e shihni veten kompetencë për të vendosur lidhur me dekretin për shkak se shihni të lidhur me cështjen në themel. Ju nuk thatë sot që dekreti nuk është akti administrativ ndryshe nga qëndrimet e mëparshme të GJK.

Ju e shihni të lidhur, ne nuk kontestojmë asgjë, por shohim disa probleme të vogla. Është normale që për shumicën e çështjeve që vijnë në Gjykatën Kushtetuese, të gjendet një lidhje me aktet zbatuese, aktet individuale administrative. Nëse lidhja tërheq kompetencën tuaj për gjykimin e këtyre akteve mund të ndodheni para situatës, ku ju mund të jepni ose të hiqni leje legalizime, të jepni ose të hiqni leje ndërtimi, të jepni ose të hiqni autorizime strehim për të pastrehët.

Kjo është e rrezikshme për GJK sepse e nxjerr atë jashtë funksionit kushtetues. Por ju që i lejuat vetes të drejtën për të shqyrtuar një akt administrativ keni gjetur edhe mekanizmat mbrojtës nga kjo rrëshqitje. Fakt është që ju në fund të ditës do të jenë të detyruar të merrni një vendim në raport me dekretin. Do të përballemi me faktin që ju po merrni në shqyrtim dhe po vendosni fatin e një akti administrativ, kur Kushtetuta nuk ua lejon këtë," tha Rusmaili.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI