Flash

BE nxjerr raportin, 25% e aksidenteve vijnë nga konsumi i alkoolit

Lapsi.al 31 October 2025
BE nxjerr raportin, 25% e aksidenteve vijnë nga konsumi i alkoolit

Sipas vlerësimeve të Komisionit Evropian, 25% e të gjitha vdekjeve nga aksidentet rrugore në të gjithë BE-në lidhen me alkoolin.

Të drejtuarit nën ndikimin e alkoolit është një nga tre shkaktarët kryesorë të vdekjeve, ndërsa shkaktarët e tjerë janë shpejtësia e tepruar dhe mospërdorimi i rripit të sigurisë.

Përafërsisht 6.500 vdekje mund të parandalohet çdo vit nëse të gjithë drejtuesit e automjeteve do të respektonin ligjin dhe nuk do të drejtonin pas konsumimit të alkoolit.

Europa është rajoni me konsumimin më të lartë të alkoolit në botë.

Mesatarja evropiane prej 9,2 litra alkool të pastër të konsumuar çdo vit është një tregues i qartë i situatës, por ajo fsheh diferenca të mëdha mes shteteve, sipas të dhënave nga Këshilli Evropian për Sigurinë e Transportit.

Vende si Malta, Norvegjia dhe Suedia kanë nivele më të ulëta të konsumit të alkoolit në krahasim me Estoninë, Çekinë dhe Irlandën.

Alkooli, edhe në doza të vogla, ndikon në gjendjen e qetësisë së drejtuesit të automjetit.

Efektet në trupin dhe sjelljen e njeriut shkojnë nga shtypja e ndjeshmërisë pas konsumit të madh të alkoolit deri te dobësimi i aftësive njohëse pas konsumimit të sasive të vogla, ndërsa në shumë raste, alkooli ndikon në aftësinë për të drejtuar, edhe kur është nën nivelet e lejuara të alkoolit që janë në fuqi në disa shtete të BE-së.

Drejtuesit që kanë konsumuar alkool rrezikojnë shumë më tepër për t’u përfshirë në aksidente krahasuar me ata që nuk kanë alkool në gjak.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI